Kryetari i KBIGJ, dr. Valon Myrta mori pjesë në 100-vjetorin e themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Myftinia Pukë


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, dr. Valon Myrta, i shoqëruar nga sekretari Ahmet ef. Hoxha dhe kryeimami Visar ef. Koshi, u mirëpriten nga Myftinia e Pukës në manifestimin e 100 vjetorit të themelimit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, e rrjedhimisht edhe të Myftinisë Pukë.

Me këtë rast Myftiu i Pukës, Gëzim ef. Kopani, ndau Çertifikatë “Pishtar Islam” për Këshillin e Bashkësisë Islame - Gjakovë, për ndihmën e dhënë nga hoxhallarët gjakovarë në kryerjen e riteve islame në rrethin e Pukës dhe për bashkëpunimin me Myftininë Pukë.

Nga ana e tij, Kryetari Myrta, në fjalën e rastit përcolli urimin e Kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikes së Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, për këtë manifestim jubilar, si dhe theksoi se sot jemi së bashku që të nderojmë dhe ndihmojmë njëri tjetrin për të ndërtuar nje? të ardhme më të mirë, më të sigurt dhe më të lumtur.