Ekipi i Ramazanit i Bashkësisë Islame të Kosovës vizitoi KBI në Gjakovë


Në kuadër të vizitave në muajin e bekuar të Ramazanit, sot, ekipi i Bashkësisë Islame të Kosovës, i përbërë nga Kryetari i Kuvendit, dr. Ajni ef. Sinani, dy profesoret e FSI-së: dr. Bahri ef. Hoxha, dr. Sedat ef. Islami, koordinatori i Medresesë ne Prizren Almedin ef. Ejupi dhe prof. Enes ef. Mazllami, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës.

Ata mbajtën ligjërata dhe hytbe të xhumasë në disa xhami të Gjakovës, ku përçuan mesazhe të këtij muaji të bekuar të Ramazanit, duke e lutur Zotin për mirëqenie të gjithëmbarshme.