Një mikpritje të jashtëzakonshme dhe një interesim të madh për revistën “Dituria Islame”, shfaqën të enjtën qytetarët e Ferizajit.
Aktivistja Mihana Goga-Bekteshi tha se gjatë prezantimit të revistës, qytetarët e kësaj komune treguan një kulturë e bujari të lartë dhe një krenari të madhe karshi vlerave fetare e kombëtare.
Për rolin e kontributin e kësaj reviste, ata ishin të njoftuar mirë, kurse për numrin e fundit ishin mjaftë të interesuar për shkak të artikujve të shumtë që i kushtohen muajit të Ramazanit.
Jo vetëm në Ferizaj, kjo revistë po ‘troket’ në dyert e çdo komune tash e sa muaj, për të shpalosur artikuj të ndryshëm fetar, shkencore e kulturor që shoqëria kosovare të përfitoj prej tyre.
Lexuesit në mbarë vendin gjithashtu mund ta gjejnë lehtësisht revistën në Këshillat e Bashkësisë Islame, e poashtu edhe në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë.
Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled1_1680957356.jpg[/IMG]