Pamje nga Arafati, ku haxhilerët nga Kosova po bëjnë lutje e ibadet

Mes miliona haxhilerëve nga e gjithë bota, edhe besimtarët nga Kosova po qëndrojnë sot në Arafat për ta kryer njërin nga kushtet themelore të haxhit.

Për rëndësinë dhe vlerën e kësaj ditë para haxhilërëve mbajti një ligjeratë Hetem Sopjani, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.