Departamenti i Gruas priti në takim ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu

Departamenti i Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në krye me udhëheqësen Vaxhide Bunjaku, priti sot në takim ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, me të cilën diskutuan për sfidat e grave në Kosovë, me theks të veçantë për fenomenin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunën në familje.

Ministrja Haxhiu e konsideroi si tejet të rëndësishëm këtë takim dhe vlerësoi bashkëpunimin që Bashkësia Islame e Kosovës ka adresuar gjatë kohës së fushatës globale kundër dhunës në bazë gjinore.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë