Myftiu Tërnava priti në punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, z. Bilal Erdogan


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mirëpriti në punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, z. Bilal Erdogan, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Myftiu Tërnava, pasi i shprehu mirëseardhje, e njohu më pas z. Erdoganin me ecurinë dhe zhvillimin e punimeve në ndërtimin e Xhamisë Qendrore.

Ai falënderoi atë për vizitën dhe për mbështetjen e shtetit turk, gjegjësisht fondacionit të DIJANET-it në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1703771156.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip