Myftiu Tërnava pritet që sonte të hyjë në brendësi të Qabesë


Me ftesë të ministrit të Haxhit dhe Umres, z. Tevfik Rabiah, Myftiu Tërnava, po merr pjesë në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite.

Në pritjen që Myftiut Tërnava iu bë nga ministri i Haxhit dhe Umres, z. Rabiah, është njoftuar se është përzgjedhur nga të paktë personalitete botërore (pjesëmarrës në Konferencë), që do të nderohet me hyrje në brendësinë e Qabesë për falje dhe lutje.

Kjo është hera e dytë që Myftiu Tërnava përzgjidhet për hyrje brenda Qabesë. Herën e parë kishte hyrë në vitin, 2018, ku nga 1200 personalitete, që merrnin pjesë në Konferencën e Ligës Botërore Islame, ishte përzgjedhur për falje brenda Qabesë.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/screen-shot-202_1704740268.png[/IMG]
Hera e parë kur myfti Tërnava kishte hyrë në brendësinë e Qabesë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip