Myftiu Tërnava priti në aeroportin e Medinës grupin e umrexhive nga Kosova


Grupi i besimtarëve nga Kosova, të cilët kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer umren, kanë arritur sonte shëndosh e mirë në Medine.

Në pritje të tyre kishte dalë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Myftiu Tërnava iu dëshiroi umre dhe ibadete të pranuara.

Ky grup përbëhet nga 44 persona dhe do të qëndrojnë në Medinë deri më 15 janar, për të vazhduar më pas vizitën në qytetin e Mekës.

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/417423858_76750_1705063239.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip