Sot, më 24.01.2024, në ambientet e Medresesë së Madhe në Gjakovë, me fillim pune në ora 10:00, u mbajt Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen anëtarëve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar, 2024-2028, nën udhëheqjen e anëtarit të komisionit qendror të zgjedhjeve, nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, Sabri ef. Bajgora dhe Rexhep ef. Luma.
86 delegatë që përfaqësuan xhematet e xhamive të Komunës së Gjakovës, bashkë me imamët, patën mundësinë që në kuadër të kandidatëve të propozuar të zgjedhin dhjetë anëtarë të ardhshëm të KBIGJ-së.
I gjithë procesi zgjedhor kaloi në mënyrë të rregullt e transparente dhe në harmoni të plotë me dispozitat kushtetuese të Bashkësisë Islame.
Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do të publikohen emrat e anëtarëve të ardhshëm të KBIGJ-së
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë falënderon të gjithë imamët, delegatët dhe përfaqësuesit e Kryesisë për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1706128932.jpeg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1706129079.jpeg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1706129094.jpeg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1706129114.jpeg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1706129132.jpeg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/7_1706129148.jpeg[/IMG]