Myftiu Tërnava priti në takim koordinatorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve, z. Musa Çelebiun


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim koordinatorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, z. Musa Çelebiun.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, e më pas e njohu atë me punët dhe angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai përmes tij falënderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve për restaurimin e disa xhamive anekënd Kosovës. Myftiu po ashtu shprehu falënderimet e tij dhe të Shoqatës “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Kryesisë së BIK-ut për ndihmat e vazhdueshme që ka dërguar Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve për familjet nevojtare në Kosovë, që nga viti 2014.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për mundësinë e intensifikimit edhe më të madh të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë.

Në fund të takimit, Myftiu Tërnava, në shenjë falënderimi për kontributin e kësaj Drejtorie, ndau për z. Musa Çelebiu një mirënjohje.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip