Kryetari i KBI të Gjakovës, Dr. Valon Myrta, priti në takim Kryetarin e Partisë së Drejtësisë Prof Dr. Ferid Aganin
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon Myrta, priti në takim Kryetarin e Partisë së Drejtësisë Prof Dr. Ferid Aganin me bashkëpunëtorë.
Dr. Aganin e falënderoi Kryetarin Myrta për mikpritjen dhe e uroi atë për rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të KBIGJ-së, duke lutur Zotin për suksese të vazhduara.
Ai, gjithashtu falënderoj Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës për angazhimin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e vlerave tradicionale shpirtërore fetare dhe kombëtare të qytetarëve të komunës së Gjakovës.
Kryetari Myrta i falënderoi përzemërsisht mysafirët dhe e vlerësoi lartë vizitën e tyre.
[IMG]https://www.islamgjakova.net/uploads/418721992_11069_1710154239.jpg[/IMG]
Artikulli i kaluar