Departamenti i Gruas i KBIGJ-së i ka pritur për vizitë kryesuesen e KK të Gjakovës, Arbënesha Kuqi

 


Departamenti i Gruas i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës i udhëhequr nga Dr. Violeta Smajlaj ka pritur për vizitë kryesuesen e Kuvendit Komunal në Gjakovë, Arbënesha Kuqi me bashkëpunëtore, në ambientet e “Medresesë së Vogël”. 


znj. Myrta i njoftoi shkurtimisht mysafiret me hapësirat, historikun dhe misionin e këtij institucion fetar. 


Kryesuesja e Kuvendit znj. Kuqi nga ana e saj uroi muajin e ramazanit dhe për nder të këtij muaji shtroi iftar për veprimtaret e Departamenti të Gruas të KBIGJ-së. Duke ndarë momente miqësore, përvoja dhe diskutime për të ardhmen.


 






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip