Në prag të Festës së Fitër Bajramit “Bereqeti” në Gjakovë dhuron banesë për familjen në nevojë

 


Në prag të Festës së Fitër Bajramit, Shoqata Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, bashkë me donatorët e saj nga vendi e diaspora, ka gëzuar edhe një familje në nevojë, duke i dhuruar donacion një banesë. 


Ky projekt bamirës është mbështetur edhe nga Komuna e Gjakovës.


Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çelësave ishin Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës Dr. Valon ef. Myrta, Kryetari i Komunës  së Gjakovës, Ardian Gjini dhe Koordinatori i Shoqatës Humanitare “Bereqeti” në Gjakovë Abdurrahman ef. Bejtullahu, të cilët u shprehën të lumtur që në prag të Festës së Fitër Bajramit, familjes Kryeziu me katër jetimë, po i dhurohen çelësat e një banese të re.



 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip