U mbajt ceremonia e absolventiadës së gjeneratës së 29-të të FSI-së

 


Në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame u mbajt ceremonia e absolventiadës për 20 studentë, të gjeneratës së 29-të.


Në këtë ceremoni, përveç studentëve dhe profesorëve të FSI-së, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë.


Djem dhe vajza që studiuan për katër vjet me radhë përmbyllën sot ciklin e studimeve në FSI.


Ceremonia e absolventiadës filloi me recitim të Kuranit për të shënuar më pas një prej momenteve më të bukura për studentët. Studentët e diplomuar u shprehën jashtëzakonisht të nderuar që kishin fatin të studionin në këtë fakultet.


Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava u shpreh i lumtur me suksesin e studentëve të FSI-së.  Ai shtoi se këta studentë janë të pajisur me dije që do t’i japin shkëlqim trojeve shqiptare me Islam.


Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Islam ef. Hasani tha se që nga themelimi i fakultetit, FSI nxjerr studentë që edukojnë gjenerata të tëra në frymën islame.


Kjo ishte gjenerata e 29-të që diplomuan në këtë fakultet.


 




 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip