Historiku i xhamisë së Sefes
Xhamia e Sefes është një monument i trashëgimisë kulturore i ndërtuar në shekullin XVIII, me arkitekturë unike të vjetër shqiptare.
Karakteristikat e kësaj xhamie janë: mejtepi i madh, shumë i bukur i ndarë nga xhamia dhe oborri i madh me shatërvan.
Në vitin 1874, Sefedin Kurt pasha i biri i Hasan pashës, vëllai i Mahmud pashës, ka ndërtuar xhaminë e Sefës e cila sot mban emrin e tij.
Nga viti 1987 deri në vitin 1998, Xhamia Sefes ka shërbyer si shkollë. Po ashtu edhe gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë një qendër strehuese për refugjatë.
Në vitin 2017 ka filluar restaurimi i xhamisë, ku për 3 vite ishte mbyllur. Pas restaurimit, më 01.07.2020 xhamia rikthehet në funksion.
Nga viti 1875 deri në vitin 1935, si imam, në Xhaminë e Sefës ka shërbyer Hafiz Ibrahim Pallaska, i cili shtëpinë e kishte afër xhamisë. Përveç detyrës së imamit në xhami, që nga viti 1907, gjatë kohës së Perandorisë Osmane, Hafiz Ibrahim Pallaska ka qenë Kadi i Gjakovës, kurse më vonë, deri në vitin 1929 ka qenë Myfti i Gjakovës.
Ndërroi jetë në Gjakovë në vitin 1935, në moshën 60 vjeçare.
Më pas Hfz. Latif Zena, i dekretuar me vendimin e ish-Ministrisë së Fesë më dt. 5. 10. 1930, shërben si imam në xhaminë e Sefes.
Pas Luftës Dyte Botrore në Xhaminë e Sefes shërbyen këta imam:
Haxhi Mulla Jahja ef. Bakalli
Haxhi hafiz Selim ef. Yvejsi
Mulla Ibrahim ef. Abdullahu
Mulla Asllan ef. Kida (pas pensinomit)
Mulla Jahja ef. Adili
Mulla Imer ef. Hoxha
Mulla Halit ef. Shala
Mulla Bedri ef. Kida dhe
Mulla Arsim ef. Morina (imami aktual)
FOTO TË VJETRA
https://www.facebook.com/xhamiaSefes