Njëzet e pesë këshilla të shkurtra

.

• Kush e lexon Ajeti Kursin (tesbih doven) dhe fillimin e kaptinës Muminun do të jetë i ruajtur atë ditë nga çdo e keqe.
• Namazi i falur me tetë vet në xhematë, është më i vlefshëm tek Allahu se njëqind namaze në vetmi.
• Kush i lexon çdo natë dhjetë ajete nga Kur’ani nuk do të regjistrohet në radhët e të pa kujdesshmëve.
• Ai që kujdeset për gruan e vejë (të varfër), dhe ndaj të varfërve është sikur muxhahidi (luftëtari) në rrugën Allahut.
• Është i qortuar udhëtimi i vetmuar natën, sepse sikur ta dinin njerëzit se çfarë e keqe është ajo, asnjëherë nuk do ta bënin.
• Melekët bijnë salavat mbi personin, i cili e kalon natën i pastër (me abdest)
• Kush kërkon tri herë shpëtim nga Xhehenemi, Xhehenemi për të do të lutet: “O Zot, shpëtoje këtë njeri nga Xhehenemi”!.
• Kush e viziton të sëmurin, ulet në parkun e Xhenetit, dhe kur të ngrihet do t’i caktohen shtatëdhjetëmijë melek të cilët do të bijnë salavat mbi te deri në mbrëmje.
• Njeriu mund ta humb nafakën (riskun) për shkak të mëkateve të bëra.
• Ai, i cli pas çdo namazi lexon Ajetul Kursin (tesbih dovën) vetëm vdekja e ndanë nga Xheneti.
• Allahu xh.sh. është xheloz dhe ajo xhelozi shfaqet atëherë kurë njeriu vepron atë që Allahu xh.sh. ia ka ndaluar.
• Personi më i dashur tek Allahu është ai i cili njerëzve u jep selam i pari
• Kush merr abdes me përpikëri e më pas i falë dy rekate namaz dhe i lutet Allahut xh.sh. për ndonjë nevojë, All-llahu xh.sh. herët a vonë do t’ia plotëson.
• Kush lutet tri herë për Xhenet, Xheneti do të lutet për të: “O Zot fute këtë person në Xhenet”!
• Kush merr abdes me përpikëri të plotë dhe më pas dëshmon se: “Nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut xh.sh. dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i dërguar i Tij”, do t'i hapen të tetë dyert e Xhenetit.
• Ajo me të cilën krijesa me së shumti i afrohet Krijuesit, duke kërkuar të mirat e kësaj dhe të asaj bote, është duaja (lutja).
• Nuk do të hyjë në zjarr ai i cili falet para lindjes së diellit (namazin e sabahut) dhe para perëndimit të tij (namazin e ikindisë).
• Kush dëshiron që Allahu ta ruaj nga nëntëmbëdhjetë zebanitë (rojet e Xhehenemit) le ta lexoi Bismilahin, çdo shkronjë është mbrojtje nga zebanitë (rojet e Xhehenemit).
• Ata të cilët shoqërohen me Kur’anin, janë në shoqëri me Allahun xh.sh. dhe me elitën e Tij (melekët).
• Kush dëshiron që t’i gëzohet librit të tij në Ditën e Gjykimit le të bëj shumë istigfar (le të thotë: estagfirullah)
• Kush i lexon çdo mbrëmje 100 ajete do të jetë i regjistruar në mesin e të devotshmëve.
• Kush merr abdes me përpikëri, trupi i tij do të jetë i pastruar nga mëkatet, madje edhe nën gishtërinj.
• Njeriu nuk do ta ngrit zërin e tij duke kënduar këngë, e që All-llahu xh.sh. mos t’ia dërgon dy shejtanë të cilët do t’i ulën në kraharor.
• Fyerja e nderit të një muslimani është kamata më e madhe.
• Kur dikush hynë në xhami le të thotë: “O Zot, hapmi dyert e mëshirës Tënde”, e kur të del le të thotë: “ O Zot, të lutem më jep edhe më shumë nga mirësitë T’ua”.



Përktheu dhe përshtati:
Esat Rexha.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)