Dituria Islame u shpërblye në Panairin e Librit në Tuz

 


Dituria Islame është shpërblyer me mirënjohje nga Sekretarja e Sekretariatit të Vetëqeverisjes Lokale të Komunës së Tuzit, Marina Ujkaj. 
Kjo mirënjohje vije si pasoj e kontributit dhe pjesëmarrjes në panairin e librit që është mbajtur në qytetin e Tuzit për pesë ditë me radhë. Aktivistja, Mihana Goga-Bekteshi pranoi këtë mirënjohje në ditën e fundit të këtij panairi. 
Dituria Islame mori pjesë në këtë panair me 55 tituj nga fusha të ndryshme.