Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

 


Në prag të fillimit të muajit të bekuar Ramazan, sot, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti mbledhjen e saj të rregullt, nën kryesimin e kryetarit të saj, Myftiut Naim ef. Tërnava.


Gjatë kësaj mbledhje si pikë kryesore qe parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan, ku para anëtarëve u shpalosën planet dhe aktivitetet që priten të realizohen përgjatë këtij muaji.


Poashtu në këtë mbledhje u diskutuan edhe pika të tjera të rëndësishme, për të cilat u dhanë ide dhe u morën vendime në bazë të kompetencave që i takojnë kësaj Kryesie.