Më 27 shkurt 2025, me ftesë të Kryesisë së xhamisë “Saber” në Wintenturn të Zvicrës, drejtori për Diasporë, Ekrem ef. Simnica dhe anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Sylejman ef. Fejzullahu, morën pjesë në tubimin e organizuar nga Qendra Islame Shqiptare “Saber”, me rastin e përfundimit të renovimit të objektit për xhami.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, drejtori Siminca përshëndeti të pranishmit në emër të BIK-ut, institucioneve të saj të Myftiut Tërnava dhe më pas, foli për ca pika të rëndësishme mbi xhaminë, vlerën dhe rolin e saj, në veçanti mbi vlerën e kontributit në ndërtimin dhe renovimin e saj.
Drejtori shfrytëzoi rastin që t’i uroi të pranishmit për ardhjen e muajit Ramazan, duke lutur Zotin që t’ua lehtësojë dhe pranojë të gjitha adhurimet dhe veprat e mira.
Ndërsa më 28 shkurt 2025, për namaz xhumaje drejtori Simnica, vizitoi xhaminë Flawil - AKF. Ai përçoi edhe urimet e tij dhe të Myftiut Naim ef. Tërnava për xhaminë dhe xhematin e kësaj xhamie dhe përmes tyre dhe mbarë mërgatën dhe besimtarët me rastin e fillimit të muajit të bekuar Ramazan, duke lutur Zotin që t’ua lehtësojë dhe pranojë të gjitha adhurimet dhe veprat e mira.
Në fund u shkëmbyen disa dhurata dhe nga një mirënjohje, amblemen e BIK-ut, për këto xhami, të cilën e pranoi kryetari h. Ismail Rrahimi dhe h. Bashkim Jakupi.