Kryeimami Sahiti merr pjesë në manifestimi kuranor “Me zërat e Ferizajt në muajin e zbritjes së Kuranit”

 


Për nder të muajit të bekuar Ramazan, në Xhaminë e Madhe të Ferizajt u mbajt manifestimi kuranor “Me zërat e Ferizajt në muajin e zbritjes së Kuranit”, i organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt. 
Në këtë tubim mori pjesë kryeimami i BIK-ut, Vedat ef. Sahiti, i cili foli për zbritjen e Kuranit në Ramazan dhe rëndësinë e Fjalës së Zotit në jetën e besimtarëve. 
Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, fjalën përshëndetëse e mbajti kryeimami i Këshillit, Ibrahim ef. Beqiri, i cili vlerësoi lart lexuesit ferizajas të Kuranit, duke theksuar se Kurani është dritë për zemrat e sinqerta dhe përhapet përtej kohës dhe hapësirës. 
Pjesë e programit ishin lexuesit e mirënjohur ferizajs, hafëz Egzon Ibrahimi, hafëz Armend Beqiri dhe hafëz Albion Çerkini. 
Ata e pasuruan programin duke lexuar pjesë nga Kurani fisnik.
Ky manifestim, i moderuar nga imami i Xhamisë së Madhe, Mustafë ef. Ahmeti, solli një atmosferë shpirtërore në  këtë muaj të bekuar për të gjithë të pranishmit.