Kryeimami Sahiti, ka vizituar Xhaminë e Vjetër të fshatit Prapashticë
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka vizituar Xhaminë e Vjetër të fshatit Prapashticë, në të cilën kanë përfunduar punimet në ndërhyrjen emergjente.
Në vitin 2024 është hartuar projekti për masat e nevojshme emergjente dhe kanë filluar punimet në realizimin e tij, teksa tashmë është bërë edhe dorëzim-pranimi i punimeve. Dorëzim-pranimi u bë në prani të autoriteteve të KBIRK, UNDP, QRTK-Prishtinë dhe kompanisë realizuese të punimeve “ÇETA General Invest Group”.
Projekti dhe punimet e ndërhyrjes emergjente u financuan nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe u zbatuan nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Artikulli radhës