Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës shtroi iftar për nder të muajit të Ramazanit

 


Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës, të shtunën mbrëma, në ambientet e hotelit “President”, shtroi iftar regjional për strukturat e ndryshme të shoqërisë, ku të pranishëm ishin Kryetari Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, anëtarë të partive politike,  përfaqësues të institucioneve, personalitete nga fusha të ndryshme, xhematlinjë nga të gjitha xhamitë e Gjakovës, si dhe qytetarë tjerë të komunës sonë.


Në emër të nikoqirit, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta i përshëndeti të pranishmit dhe, pasi i falënderoi për pjesëmarrjen në këtë iftar madhështor, foli shkurtimisht për vlerat morale dhe shpirtërore që ky muaj i begatë kultivon si në aspektin personal të individit ashtu edhe në atë shoqëror.


Me një fjalë rasti të pranishmëve i drejtua edhe Myftiu Tërnava i cili ndër të tjera tha: “Ne duhet të jemi gjithherë krenar që i takojmë këtij atdheu dhe këtij kombi sepse kjo ka qenë dhe është dëshirë dhe vullnet i të Madhit Zot, duke pasur parasysh se ne e kemi dinin e të Madhit Zot, i përkasim Islamit me shumicë, mirëpo respektojmë dhe nderojmë edhe besimet tjera të vëllezërve dhe motrave tanë duke e ruajtur në vazhdimësi kompaktësinë e vëllazërinë dhe bashkërisht duke quar përpara proceset për të cilat ka shumë nevojë vendi ynë dhe kombi ynë.” 
 
Iftari përfundoi me një lutje të përbashkët nga të pranishmit.