Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shtroi iftarin tradicional në Bujanoc

 


Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shtroi iftarin tradicional në Bujanoc për imamët dhe besimtarët e asaj pjese. 
Delegacioni i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës përbëhej nga kryeimami Vedat ef. Sahiti, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë prof. Islam Hasani. 
Në fjalën e tij kryeimami Sahiti përcolli përshëndetjet e Myftiut Naim ef. Tërnava, duke theksuar se Bashkësia Islame do të jetë aktivisht mbështetëse e organizimit fetar Islam në Luginë. 
Të pranishmeve iu drejtua edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit, Sulejmane Fejzullahu i cili i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen. 
Në iftar moŕën pjesë kryetari Bujanocit, z. Arbër Pajaziti, kryetarët dhe administratat e KBI-së, të Gjilanit dhe Kamenicës, imamë, zyrtarë të institucioneve komunale dhe qytetarë nga Bujanoci.