Dita e parë e Fitër – Bajramit, të dielën më 30 mars 2025

 


Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës njofton se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon të shtunën, më 29 mars 2025, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit është e diela, më 30 mars 2025.


 Të gjitha xhamitë funksionale në territorin e Komunës së Gjakovës do të jenë të hapura për faljen e namazit të sabahut dhe të Fitër Bajramit:  


Namazi i sabahut falet në ora 05:41  
ndërsa Namazi i Fitër Bajramit në ora 06:59


 Si çdo vit, Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës organizon pritjen tradicionale për mysafirët, e cila do të mbahet ditën e parë të Bajramit, më 30 mars 2025, nga ora 09:00 – 11:00. 


Me këtë rast, urojmë të gjithë besimtarët dhe opinionin e gjerë për festën e Fitër Bajramit, duke lutur Zotin që të ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe adhurimet tona.  


Me fat Fitër Bajrami!