Shtëpia Botuese “Dituria Islame” pjesë e Panairit të Librit në kuadër të Ditës Botërore të Librit

 


Shtëpia botuese “Dituria Islame” do të marrë pjesë në Panairin e Librit që organizohet në kuadër të shënimit të “Ditës Botërore të Librit”, i cili do të zhvillohet nga data 23 deri më 27 prill 2025, në ambientet e FLORI Gallery në Prishtina Mall.


Në këtë ngjarje kulturore, “Dituria Islame” do të prezantohet me një përzgjedhje prej 80 titujsh, që përfshijnë vepra nga fusha të ndryshme.


Panairi do të mbledhë bashkë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Ceremonia e hapjes do të mbahet të mërkurën, më 23 prill, në ora 13:00, ndërsa aktivitetet do të vazhdojnë përgjatë pesë ditëve.