Drejtori për Diasporë, Ekrem ef. Simnica mori pjesë në tubimin e organizuar për renovimin e xhamisë  “Mirësia”

 


Me ftesë të Kryesisë së xhamisë “Mirësia” në Hasselt të Belgjikë, drejtori për Diasporë, Ekrem ef. Simnica, më 27 prill 2025, mori pjesë në tubimin e organizuar për renovimin e xhamisë  “Mirësia”.


Në këtë eveniment, përpos një numri të madh besimtarësh nga Belgjikë e më gjerë, morën pjesë edhe imamë dhe anëtarë të Kryesive të qendrave përreth.


Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, drejtori Siminca, përshëndeti të pranishmit në emër të BIK-ut, institucioneve të saj, të Myftiut Tërnava dhe më pas, foli për ca pika të rëndësishme mbi xhaminë, vlerën dhe rolin e saj, në veçanti mbi vlerën e kontributit në ndërtimin dhe renovimin e saj.


Në fund u shkëmbyen disa dhurata dhe nga një mirënjohje, për këto xhami, të cilën e pranoi kryetari Nard Hadergjonaj.