Shtëpia Botuese “Dituria Islame” pjesë e Panairit të 37-të të Librit në Shkup 


Shtëpia botuese “Dituria Islame” do të marrë pjesë në Panairin ndërkombëtar të Librit i cili do të mbahet nga data 8 deri më 14 maj 2025, në ambientet e sallës sportive “Boris Trajkovki” në Shkup.


Në këtë ngjarje kulturore, “Dituria Islame” do të prezantohet me një përzgjedhje prej 71 titujsh, që përfshijnë vepra nga fusha të ndryshme.


Panairi do të mbledhë bashkë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.


Panairi do të jetë i hapur prej orës 10:00 e deri në ora 20:00, ndërsa ditën e fundit mbyllet në ora 18:00.