BIK organizon Tryezë Shkencore kushtuar Ali ef. Jakupit
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë dhe Veprimtari Botuese, organizon nesër Tryezë Shkencore kushtuar personalitetit të shquar shqiptar, Ali ef. Jakupi.
Ngjarja do të mbahet në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, dhe ka për qëllim të ndriçojë jetën dhe veprën e këtij alimi të respektuar, i cili la gjurmë të thella në historinë fetare, arsimore dhe kulturore të vendit tonë.
Artikulli radhës