Komentimi i kaptinës “El-Kehf” – (9)

Mbrojtja nga prova e pasurisë


“E ti (Muhamed) paraqitu atyre shembullin e jetës së kësaj bote, që është si uji (shiu) që Ne e lëshojmë nga qielli, dhe bimësia e tokës përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë (byk), të cilin e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për çdo gjë. Pasuria dhe fëmijët (djemtë) janë stoli e jetës së kësaj bote, por veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë më të mira tek Zoti yt sa i përket shpërblimit, dhe janë shpresa më e mirë”. (El-Kehf, 45-46)


Lidhshmëria e këtyre ajeteve me ato paraprake


Këto dy ajete kanë një lidhshmëri të thellë kuptimore me ajetet paraprake, madje edhe me ato para tyre. Këto dy ajete, në një mënyrë, dëftojnë anën tunduese të kësaj bote, pasurinë dhe fëmijët, që i hutojnë njerëzit nga përkujtimi i vdekjes dhe i Ahiretit, për të menduar se kjo botë është e përhershme. Në ajetet paraprake flitet për ngjarjen e pronarit të dy kopshteve, i cili ishte i bindur se pasuria e tij ishte e përjetshme, ndërkohë që, si shkak i mohimit të këtyre të mirave dhe i Ahiretit, i erdhi ndëshkimi nga qielli dhe kopshtet e tij u shkatërruan tërësisht. Këto ajete dëftojnë se kjo botë është relative, ashtu siç është relative edhe pasuria, prandaj njeriu nuk bën kurrsesi të bjerë pre e lakmive të tij e të harrojë se një ditë do të balla faqohet me veprat e tij para Krijuesit. 
Ndërsa ajetet që do t’i komentojmë tash, përveç me ajetet paraprake, ndërlidhen edhe me ajetet kur i Dërguari a.s. ishte porositur të rrinte në ndenjje vetëm me besimtarët e varfër, e jo të dëgjonte kërkesat e idhujtarëve kurejshë, të cilët i kërkuan të Dërguarit të Allahut që t’i dëbonte të varfrit nga ndenjjet e tyre, nëse dëshironte që ata ta dëgjonin predikimin e tij. Për t’u dëshmuar se kjo botë është shumë e shkurtër dhe pothuajse iluzore, i Lartmadhërishmi e këshillon Pejgamberin a.s. që idhujtarëve kurejshë t’u sillte si shembull këtë botë, se i ngjan një pike uji të përzier me dhé, prej së cilës mbijnë bimësi, e cila pastaj kthehet në bar të thatë, të cilin e shpërndan era sa andej sa këndej... 
Ndërkohë u bëhet me dije se, ndonëse pasuria e kësaj bote dhe fëmijët janë stoli dhe bukuri e kësaj bote, megjithatë një ditë do të zhduken e treten, e tek Allahu mbesin të përjetshme vetëm veprat e mira, lavdërimi, madhërimi dhe falënderimi ndaj Allahut, Krijuesit absolut. 


Koment:
45. “E ti (Muhamed) paraqitu atyre shembullin e jetës së kësaj bote që është si uji (shiu), që Ne e lëshojmë nga qielli, dhe bimësia e tokës përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë (byk), të cilin e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për çdo gjë.” Ky ajet, dhe ai që pason (46)


Ky ajet, dhe ai që pason (46), sipas shumicës dërr muese të dijetarëve, janë ajete që na mësojnë se si të mbrohemi nga sprova e pasurisë. Zaten, kjo është ana edukative e këtyre ajeteve, që të jemi të vëmendshëm ndaj lakmive të kësaj bote kalimtare e të shkurtër.
Përveç këtij ajeti, Allahu xh.sh. edhe në shumë ajete të tjera në Kur’an, na sjell shembullin e kësaj bote, gjithnjë duke na tërhequr vërejtjen që të mos mashtrohemi pas saj. Përshkrimi që Allahu i bën jetës së kësaj bote, duke e krahasuar me një shi të bollshëm, i cili, pasi ujit tokën, nga ajo mbijnë bimësi që të kënaqin syrin, po, pas një kohe të shkurtër, nga dielli përcëllues, ajo bimësi thahet dhe erërat e shpërndajnë gjithandej, - dëfton se Allahu xh.sh. është i Gjithëfuqishëm për çdo proces në këtë ekzistencë dhe në pushtetin e Tij nuk mund t’i përzihet askush. 
Shembuj të tillë, kur Allahu i Gjithëpushtetshëm merr si shembull jetën e kësaj bote, kemi mjaft në Kur’an, si:
“Ju njerëz, dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër përveçse lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari në mes jush dhe përpjekje për shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, që është si shembulli i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëmse përjetim mashtrues.” (El-Hadid, 20), pastaj:
 “Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëmse dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinin”. (El-Ankebut, 64)(1).


* * *


Feja islame na e paraqet këtë dynja në realitetin e mirëfilltë të saj, në mënyrë që ne të mos bëhemi robë të epsheve, pasioneve dhe lakmive tokësore. Njerëzit, za konisht, vrapojnë pas dynjasë, nga frika e varfërisë dhe për hir të saj sakrifikojnë shumë kohë të vlefshme. Dhe, kur të vijë momenti i dorëzimit të shpirtit, ata e shohin pas vetes boshllëkun e lënë, sepse me vete nuk kanë asn jë bagazh të mirësive dhe veprave të përshpirtshme.
Në lidhje me këtë i Dërguari i Allahut ka thënë: “Pasha Allahun, nuk i frikësohem për ju varfërisë, por frikëso hem se para jush do të shtrihet dynjaja, siç ndodhi me ata që qenë para jush, dhe do të konkurroni për të ashtu siç konkurruan ata, dhe do t`ju shkatërrojë siç i shkatër roi ata”.(2)
Këto janë disa nga pasojat që shkaktohen nga ngar endja e tepërt pas kësaj dynjaje dhe garimi për pasuri. Gjërat e tilla nxisin dhe shkaktojnë urrejtje e zili në mes njerëzve dhe, në perspektivë më të largët, edhe vrasje e derdhje gjaku. Preokupimi i tepërt i njeriut me këtë botë, reflekton një shthurje shpirtërore në jetën e tij, madje ç’është edhe më keq, njeriu i tillë harron Allahun dhe momentin e Ditës së Gjykimit. Pikërisht për këto arsye Islami qorton jetën e kaluar në epshe e dëfrime, të cilat njeriun e zhysin në gjynahe dhe e shpien në zjarrin e Xhehenemit.
Në anën tjetër, në Islam, nuk kërkohet që kjo dy nja të lihet krejtësisht jashtë vëmendjes dhe të mos shfaqim asnjë interesim për të, sepse atëherë nuk do të arrinim baraspeshën dhe mesataren e dëshiruar e të kërkuar nga ne.
I Lartmadhërishmi në Kur’an thotë: “Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lër mangu atë që të takon nga kjo botë...”. (El-Kasas, 77) 
Kjo është rruga mesatare që duhet ndjeku nga mys limani gjatë jetës në këtë botë, të punojë maksimalisht për Ahiretin, po njëkohësisht edhe të mos e shpërfillë këtë botë. Fatkeqësisht, në mesin e myslimanëve kishte dhe ka ende të tillë që, nga injoranca, u veshën me petkun e “varfërisë, mjerimit e nënçmimit”, duke u larguar pa ndonjë arsye nga të mirat e kësaj bote. Ata u strukën nëpër qoshe të xhamive e faltoreve me pretekst të adhurimit të Allahut, por më vonë, kjo ishte shkaku që shumë prej tyre të goditeshin nga përtacia dhe të viheshin në sprovën e vartësisë, duke pritur ndihmë nga të tjerët. Kjo “sëmundje” do të ishte shkak që më vonë t’i largojë ata dalëngadalë edhe nga adhurimi e përku shtimi, sepse humbën baraspeshën në mes çështjeve të dynjasë dhe të fesë, duke e dobësuar në këtë mënyrë edhe kompaktësinë dhe fortësinë e Ymetit, i cili, nga këto anomali, humbi rolin prijës në mesin e popujve të botës..
Të tillët punuan në kundërshtim me porosinë e Alla hut në suren “El-A’ëraf”, 32: “Thuaj: Kush i ka penguar stolitë dhe ushqimet e këndshme, të cilat Ai i ka krijuar për robërit e Vet”?
Nga tërë kjo, mund të konstatojmë se I lumtur është vetëm ai që arrin të ruajë dëlirësinë e zemrës e të shpirtit, duke mos u preokupuar së tepërmi me këtë dynja. E grada më e lartë e një njeriu është ajo kur ai arrin të bash kojë arsyeshmërinë dhe baraspeshën në mes dynjasë dhe Ahiretit, në mes durimit dhe varfërisë dhe në mes dev otshmërisë e pasurisë. Në ndërthurje të këtij konstatimi vjen edhe duaja e Pejgamberit a.s., të cilën e përcjell Ebu Hurejrar.a.: “O Zot, ma përmirëso mua fenë time, e cila është mbrojtje e çështjeve të mia, dhe ma përmirëso dyn janë time, në të cilën është jetesa ime, dhe ma përmirëso Ahiretin tim, ku do të jetë kthimi im, dhe bëje jetën time të dynjasë vend ku do t›i shtoj të mirat, dhe vdekjen time bëje rehati për mua nga çdo sherr”.(3) 
Ndërsa, nga thëniet e urta të Hasanel Basriut, do të shkëpusim edhe këtë margaritar: “Allahu e mëshiroftë atë popull, të cilët dynjanë e kuptuan si amanet për ta dhe, në fund, ia dorëzuan amanetin Pronarit të saj, për t’u larguar nga ajo me lehtësi”.


 El-Bakijatu-s-Salihatu - Veprat e mira (të për jetshme) 


46. “Pasuria dhe fëmijët (djemtë) janë stoli e jetës së kësaj bote, por veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë më të mira tek Zoti yt sa i përket shpër blimit dhe janë shpresa më e mirë”. 


Allahu i Madhëruar, pasi e bëri Tokën të përshtatshme për jetesën e llojit njerëzor, me bukuritë e saj magjepsëse, me kodra, gjelbërime, lumenj, ujëvara, dete e oqeane etj., na bëri mëkëmbës të saj. Ai na e la amanet këtë Tokë, në të cilën duhet ta kalojmë jetën e shkurtër të kësaj dynjaje, por na e tërhoqi vërejtjen që të mos jepemi aq shumë pas saj, e të mos mashtrohemi nga këto bukuri të përkohshme, sepse jeta e përhershme është ajo e Ahire tit. E ndër këto stoli që na janë dhënë, janë edhe pasuria e fëmijët, të cilët konsiderohen sprovë për çdo njeri. Allahu xh.sh. na jep shenjë të qartë në lidhje me këtë, kur thotë: “S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë...”.- (Et-Tegabun, 15) 
Ndërsa në një hadith të tij, Resulullahis.a.v.s. ka thënë: “Çdo popull ka pasur nga një sprovë (fitne) e sprova e Ymetit tim do të jetë pasuria”.(4)
 “…por veprat e mira (fryti i të cilave është i përjet shëm) janë më të mira tek Zoti yt sa i përket shpërblimit dhe janë shpresa më e mirë”. 
Ky ajet, dhe ajeti 76 i sures “Merjem”: “E Allahu u shton besimin atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të përjetshme (el-bakijatu-s-salihatu) janë shpërblimi më i dobishëm tek Zoti yt, dhe përfundimi më i mirë”, kanë qenë objekt studimi e komentimi nga dijetarët e shumtë nëpër shekuj. Vetëm në lidhje me këto dy ajete, në të cilat përmenden fjalët “El-Bakijatu-s-Salihatu” janë shkruar libra të shumtë, ashtu siç u është dhënë një hapësirë e merituar edhe në librat e Tefsirit. Lidhur me kuptimin e fjalëve “El-Baki jatu-s-Salihatu”të përmendura në këtë pjesë të ajetit, dijetarët kanë dhënë mendime të shumta dhe, sipas tyre, këto vepra të mira e të përjetshme mund të jenë:
- Dhikri, nëpërmjet fjalëve: “Subhanallah”, “El-Ham dulil-lah”, “La ilahe il-la Allah”, “Allahu Ekber”, “La havle ve la kuvete il-la bil-lah”, e të ngjashme me to, për se kemi edhe mjaft hadithe nga i Dërguari a.s.;
- Shehadeti, namazi, zekati, agjërimi, haxhi dhe salava ti mbi Pejgamberin a.s.; etj.
- Pesë namazet ditore, namazi i natës apo namazet nafile;
- Istigfari dhe duatë;
- Fjala e mirë; dhe
- Të gjitha veprat e mira, që bëhen për hir të Allahut, me anë të të cilave shprehim përulësinë, nënshtrimin dhe devotshmërinë ndaj Krijuesit, përfshirë dhikrin, duatë dhe të gjitha veprat e përshpirtshme.(5)
Ky mendim i fundit është i Ibn Abasit dhe është përzg jedhur e përkrahur edhe nga mufessiri i mirënjohur Ibn Xherir et-Taberiu.(6) 
Megjithatë, në hadithet e Pejgamberit a.s. shohim që janë përmendur e specifikuar “El-Bakijatu-s-Salihatu” si lloj dhikri, mendim të cilin e përkrahin shumica dërr muese e dijetarëve,7 prandaj do t’i sjellim disa nga këto transmetime.
- Transmeton Tirmidhiu(8) - që Resulullahu s.a.v.s. të ketë thënë: “E takova Ibrahimin a.s. në natën që u udhëtuame mua (Natën e Israsë dhe Miraxhit) dhe më tha: O Muhamed! Bëju të fala (dërgoju selam) prej meje, Ymetit tënd dhe tregoju atyre se Xheneti e ka dheun të mirë, ujin të shijshëm; trualli i tij është i rrafshët, kurse të mbjellat e tij janë: “Subhanallah”(9), “Elhamdulil-lahi”(10), “La ilahe il-la Allah”(11) dhe “Vallahu Ekber”.12
-Transmetojnë Seiid bin Mensuri, Ahmedi, Ibn Xheriri, Ibn Merduvije dhe Hakimi në Sahihun e tij nga Ebu Seid el Hudrijj të ketë thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.(13): “Thoni sa më shumë “El-Bakijatu-s-Sa lihatu”-”veprat e mira (fryti i të cilave është i përjet shëm)”. Ç’janë ato (El-Bakijatu-s-Salihatu), o i Dërguar i Allahut?- i thanë. Tha: - Ato janë: “Tekbiri”(14), “Tehlili”(15), “Tesbihu”(16),”Tahmidi”(17) dhe “La havle ve la kuvete il-la bil-lah”.(18)
- Transmetojnë Taberaniu dhe Ibn Merduvije nga Ebu Derdaja të ketë thënë: “Një ditë i Dërguari i Allahut u ul mes nesh, mori një degë me gjethe të thata dhe e goditi me një shkop, kështu që gjethet i ranë të gjitha e pastaj tha: Fjalët: “Subhanallah”, “El-Hamdulil-lah”, “La ilahe il-la Allah”, “Allahu Ekber”, dhe “La havle ve la kuvete il-la bil-lah”, i shkundin gjynahet ashtu siç u shkundën gjethet e kësaj dege... Këto janë “El-Bakijatu-s-Salihatu” dhe janë prej thesareve të Xhenetit.”(19)
-Transmetojnë Nesaiu, Taberaniu dhe Bejhekiu nga Ebu Hurejre të ketë thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut: “Merreni mburojën tuaj”. Thamë: “O i Dërguar i Allahut - për ndonjë armik që është afër?” tha: “Jo, por mburojën tuaj nga zjarri me fjalët: “Subhanallah”, “El-Hamdulil lah”, “La ilahe il-la Allah” dhe “Allahu Ekber”. Këto do t’ju vijnë Ditën e Gjykimit si mbrojtëse dhe shpëtuese para, pas dhe anash, e këto janë: “El-Bakijatu-s-Sali hatu”- “veprat e mira që zgjasin (fryti i të cilave është i përjetshëm)”.(20)
-Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: “Të them: “Sub hanallah”, “El-Hamdulil-lah”, “La ilahe il-la Allah” dhe “Allahu Ekber”, është gjë më e dashur tek unë se e gjithë ajo (bota) mbi të cilën shkëlqen dielli.”(21)
-I Dërguari i Allahut po ashtu ka thënë: “Fjalët më të dashura tek e Allahut janë katër, nuk ka të keqe me cilëndo të fillosh: “Subhanallah”, “El-Hamdulil-lah”, “La ilahe il-la Allah” dhe “Allahu Ekber”.(22)


Porosia e këtyre ajeteve: (45-46)


- Sprova është një rrugëdykahësheqë ose të shpjerë në fitim dhe shpëtim nga zjarri i Xhehenemit-nëse asaj i bën sabër, duke qenë mirënjohës dhe falënderues ndaj Allahut, ose bëhet shkak tëtë shpie në humbje, e aq më keq,edhe më humbjen e Ahiretit, nëse je mohues i mirësive që të janë dhënë në këtë botë.
- Pasuria dhe fëmijët janë një sprovë e madhe për çdonjërin. Nëse di t’i menaxhosh këto dy gjëra tunduese, atëherë pas vetes do të lësh gjurmë të mira dhe vepra të përhershme që do të jenë shkas i hyrjes sate në Xhenet.
- Nëse preokupohesh së tepërmi me pasuri, ajo do tëtë shndërrojë në rob dhe ti një ditë, i hutuar nga shejtani, do ta lësh namazin, do ta ndalosh zekatin dhe sadakanë, dhe do tëtë topiten ndjenjat e dhembshurisë ndaj të varfërve.
- Mburrja me pasuri dhe fëmijë në prani tëtë varfërve, është gjë e shëmtuar, sepse si pasuria ashtu edhe fëmijët janë amanet i dorëzuar në duart tona, dhe jo përfitim i aftësive tona.
- Nëse dashuria ndaj pasurisë dhe fëmijëve janë parësore në jetën e një njeriu, atëherë në zemrën e tij nuk mbetet vend për dashurinë ndaj Allahut dhe të Dër guarit të Tij, dashuri e cila duhet të jetë primare dhe e cila duhet të mbushëçdo skutë të qenies sonë.
- Allahu xh.sh. e ka krahasuar këtë botë me ujin, sepse uji nuk është i qëndrueshëm vetëm në një formë, ai ose avullohet, ose ngrihet, ose rrëshqet e tretet në tokë. Po kështu është edhe dynjaja, ajo nuk qëndron asnjëherë në tënjëjtën gjendje, dhe në fund, ajo do të shkatërrohet e zhduket.
- Ai që hyn në ujë, patjetër se do të laget, po kështu është edhe dynjaja me sprovat e saj, nëse nuk i merr masat mbrojtëse nga to, do të shkatërrohesh fizikisht dhe mendërisht.
- Uji nëse pihet dhe përdoret me masë, është i dobishëm ndërsa sapo t’i tejkalosh këta kufij ai bëhet i dëmshëm dhe shkatërrues. Po kështu është edhe dynjaja; nëse merr prej saj aq sa ke nevojë do të kesh dobi, e nëse zhytesh në lakmitë e saj, do të pësosh.
- Sjellja e shembullit të ujit në formë të shiut, i cili ujit tokën dhe bën që me lejen e Allahut të mbijnë bimësi të ndryshme, të cilat pasi të jenë rritur e pjekur, thahen dhe era i bart mbetjet e saj sa andej e këndej, tregojnë se edhe jeta e kësaj bote është e shkurtër. Ajo ikën sa ora, sa qel e mbyll sytë dhe një ditë do të zhduket.
- Asnjë kënaqësi e kësaj bote nuk arrin ta realizojë lumturinë e vërtetë, sepse kjo arrihet vetëm nën hijen e imanit dhe qetësisë shpirtërore.


(vijon)


______________________________
1. Për shembuj të tjerë nga Kurani famëlartë, lidhur me realitetin e kësaj dynjajesi mashtrim jetëshkurtër, shih edhe disa nga këto ajetekuranore: AliImran 185; El-En’am 32; El-A’ëraf 51; Junus 24; Et-Tevbe 38; Et-Tevbe 55; Er-Rra’d 26;El-Kasas 60-61; El-Anke but 64; Lukman 33; Muhamed 36; El-Xhathije 35, etj. 
2. Buhariu (3158); Muslimi (2961). 
3. Transmeton Muslimi në kapitullin “Dhikri, duaja, tevbeja dhe istigfari” nr. (2720). 
4. Transmeton Tir midhiu (2336) nga Ka’b bin Ijad. Senedii këtij transmetimi është i kategorisë “hasen”
5. Muhamed bin Ibrahim Et-Tuvejxhiri “Ki tabulEdhkari vel Ed-ijeti”, f. 8, El-Kasim, Arabi Saudite, 2012. 
6. Shih: Ibn Xherir et-Taberi “Xhamiul bejan an te’vili aji-l Kuran”, v.15, f. 165. 
7. Imam Salahuddin El-Alai ed-Dimeshkij, “Xhuz-un f i tefsir elbakijati-s-salihati ve fadliha, f. 30, Redaktuar nga Shejh Abduladër Arnauti, Damask-Bejrut 1987. – 
8. Shih: Dr. Abdu rrezak in Abdulmuhsin el Bedr “Dirasatun fil bakijati-s-Salihati”, f.13;. E transmeton Tirmidhiu (3462); Shejh Albani këtë hadith e konsideron te kategorisë “hasen” në “Es-Silsiletu-s-Sahihatu” nr.105. 
9. I Lartësuar dhe i zhveshur nga çdo e metë qoftë Allahu 
10. Falënderimi i takon vetëm Allahut. 
11. Nuk ka zot (hyjni) tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut.
12. Allahu është më i Madhi. 
13. Shih: “Et-Tefsirul Munir”, v.15, f. 283. 
14. Fjala “Allahu Ekber”. 
15. Fjala: La ilaheil-la Allah”. 
16. Fjala “Subhanallah”. 
17. Fjala “El-Hamdulil-lah. 
18. Nëpër libra kjo fjalë shpeshherë shkruhet edhe shkurtimisht si “Havkale”.
19. Suneni i Tirmidhiut (3533); Sahihul Xhami’u nr.(1601) - hadith “hasen”.
20. Hakimi në “Mustedrek” (1/541); “Es-Sunen el Kubra” - kapitulli “Veprat e natës dhe të ditës” (6/212);Sahihul Xhami’u (3214). 
21. Sahihul Muslim(2695). 
22. Sahihul Muslim (2137)


 


Sabri Bajgora