Komentimi i kaptinës “El-Kehf” – (10)

 


Mbrojtja nga prova e pasurisë


“(Kujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) e Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar. Dhe ato do të prezantohen para Zotit tënd të rreshtuar (e atyre u thuhet): “Na erdhët ashtu, si ju krijuam ju herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje”. Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa përfshirë”?, dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën të padrejtë askujt”. (El-Kehf, 47-49)


Lidhshmëria e këtyre ajeteve me ato paraprake (45-46)


Pasi në ajetet paraprake, Allahu xh.sh. sqaroi vogëlsinë e kësaj bote, duke e konsideruar si hiçgjë dhe të pavlerë në krahasim me Ahiretin e përhershëm, Ai po ashtu na njoftoi se për mburrje nuk janë as pasuria dhe as fëmijët, por veprat e mira e të përshpirtshme, fryti i të cilave është i përhershëm (El-Bakijatu-s-Salihatu), - në ajetet vijuese (47-49) flet për disa momente trishtuese të Ditës së fundit-Kiame tit. Pas shkatërrimit total të kësaj ekzistence, Allahu xh.sh. ringjall të gjitha krijesat për t’i marrë në pyetje dhe llogari. Atë ditë, të gjithë do të dalim para Krijuesit Fuqiplotë. Mëkatarët dhe kriminelët do të mbeten gojëhapur nga habia, kur t’u paraqitet Libri i veprave, në të cilin është shënuar çdo vepër e tyre e shëmtuar. Ndërkaq, besimtarët do ta shohin frytin e veprave të tyre të mira e të përshpirtshme (El-Bakijatu-s-Salihatu). Atë ditë, nuk do t’i bëhet e padrejtë askujt, por secili do të marrë atë që meriton…


Koment:
47. ”(Kujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) e Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar”.


Një nga pamjet më trishtuese e të llahtarshme të Ditës së Kiametit, është kur fillon të shkatërrohet Toka. Kodrat e mëdha e të larta, të cilat na duken shumë të forta e sta bile, atë ditë do të humbin fortësinë dhe ekuilibrin, e do të fluturojnë sa andej sa këndej. Ato do të bëhen sa ora copa e thërrmija. Në Kuran hasim në ajete që përshkrua jnë këtë gjendje të brishtë e jostabile të kodrave, në Ditën e fundit të kësaj bote, si p.sh.: “E kodrat shkapërderdhen e bëhen copë e thërrmija, dhe bëhen pluhur i shpërn darë”. - (El-Vakiatu, 5-6) dhe: “Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë, e kodrat të bëhen si leshi i lënurur” - (El-Mearixh, 8-9), etj. 
“…dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar)”. 
Pasi të jemi ringjallur e të kemi dalë nga varret, të gjithë do të drejtohemi tek vendtubimi i madh “El Hashr”. Por atëherë Toka do të duket më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim gjatë jetës në këtë botë. Pei zazhet e bukura, lumenjtë, liqenet, detet e oqeanet më nuk do të ekzistojnë. Në këtë Tokë nuk do të ketë më as kodër, as mal e as ndonjë luginë, në të cilën mund të strehohemi, po vetëm hapësirë të rrafshët, të sheshtë e të pafund...
Pikërisht për këtë pamje të Tokës, kur kodrat do të bëhen thërrmija, flasin edhe ajetet 105-107 të kaptinës ‘Ta-Ha’: “Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: “Zoti im mund t’i bëjë thërrmija të shpërndara”. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese. E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë”.
“...dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar”.
Pjesa e fundit e ajetit 47 na flet për faktin se Allahu do të na tubojë të gjithë në “Mahsher”, madje edhe jobesim tarët, të cilët e kishin mohuar me ngulm ringjalljen dhe tubimin para Allahut xh.sh., dhe, pas marrjes në pyetje, secilit do t’i jepet vendimi final, se ku do ta ketë vend qëndrimin e përjetshëm. 
Në lidhje me këtë jep shenjë edhe ajeti 103 i sures “Hud”: “Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese”. 
“Mahsheri” apo “Hashri” nënkupton çastin dhe vendin, ku dhe kur njerëzit pas ringjalljes do të tubo hen dhe do të rreshtohen të gjithë në një vend, në pritje të gjykimit. Ringjallja dhe tubimi i mbarë njerëzimit, prej të parit-Ademit a.s. e deri tek i fundit, të cilët do të gjykohen para Drejtësisë absolute të Allahut xh.sh., do t’i shtangë e do t’i lërë pa fjalë idhujtarët dhe jobesim tarët. Ata nuk mund të imagjinonin dot se, pas vdekjes dhe shndërrimit të trupave dhe eshtrave të tyre në dhe e pluhur, do të ringjalleshin sërish. Por ja që kjo tashmë ka ndodhur, ashtu siç thotë I Lartmadhërishmi në këto ajete kuranore: “... A, pasi të vdesim, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi? A edhe prindërit tanë të hershëm”? Thuaj: “Edhe të parët edhe të fundit”! Keni për t’u tubuar në një ditë të caktuar”!- (El-Vakiatu, 47-50) 
Besimi në “Hashr”-”Vendtubim” është një prej pari meve bazë të besimit tonë. Përveç ajeteve kuranore që f lasin për “Hashrin-Vendtubimin”, ky moment është përmendur edhe në shumë hadithe të Pejgamberita.s.. Në një hadith të tij, teksa u fliste njerëzve për Ditën e Gjykimit, Pejgamberi a.s. tha: “Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të ringjallen të zbathur, të zhveshur dhe të pabërë synet. Aishja r.a. e kishte pyetur: “O i Dërguari i Allahut, a thua meshkuj e femra bashkë, do të shikojnë njëri-tjetrin”? Ndërsa Resulullahu s.a.v.s. ishte përgjigjur: “Oj Aishe, situata do të jetë aq e rëndë, saqë askujt nuk i bie ndërmend të shikojë tjetrin”.(1) 


48. “Dhe ato do të prezantohen para Zotit tënd të rreshtuar (e atyre u thuhet): “Na erdhët ashtu, si ju krijuam ju herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje”. Ky ajet dëfton se i gjithë njerëzimi do të paraqitet para Zotit të tyre, të rreshtuar. Trishtimin e këtij mo menti do ta ndiejnë të gjithë njerëzit, sidomos ata që kishin mohuar me ngulm këtë ditë të Tubimit të madh. I Lartmadhërishmi do t’u drejtohet atyre: “Na erdhët ashtu, si ju krijuam ju herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje”.


Në lidhje me këtë ditë kur do të tubohemi para Krijuesit Absolut, jep shenjë edhe ajeti 94 i sures “El-En’am”: “Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që ju patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (ia shoqëronit Allahut). S’ka dyshim, është këputur lidhja në mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjetësues a zota të tjerë)”. 
Këto fjalë të Allahut të Madhërishëm janë një qortim publik për të gjithë mohuesit e Ringjalljes e të Llogarisë, dhe nuk kanë të bëjnë me besimtarët e sinqertë. Ata që patën mohuar, këtë ditë do të qëndrojnë të turpëruar e kokulur. Sa përfundim i keq e i shëmtuar do t’i presë ata, sepse veprat e tyre janë mbështjellë me velin e kufrit e të mohimit. Dëshpërimi dhe llahtaria do t’i gllabërojë zem rat dhe trupat e tyre, sapo të ketë përfunduar Gjykimi. 


49. Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të, e thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa përfshirë”?, dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën të padre jtë askujt. 


Meqë Allahu xh.sh. e ka cilësuar Veten me cilësinë e drejtësisë “El-Adl”, Ai në këtë ditë nuk i bën padrejtësi askujt, as sa grima. 
Ai na ka njoftuar se në krahët tanë, në të djathtin dhe të majtin, i kemi si bashkëshoqërues gjatë tërë jetës dy melekë të ndershëm-”Kiramenkatibin”, të cilët shënojnë çdo vepër tonë, qoftë e mirë, qoftë e keqe. Me vdekjen tonë, mbyllen kapakët e këtij Libri shënimesh, dhe këto shënime do të hapen vetëm në ditën e Gjykimit e të Llogarisë. Secili do të jetë dëshmitar i bëmave të tij në këtë botë. Allahu xh.sh. në Kuranin fisnik thotë: “Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës”. 
Mëkatarët kriminelë do të shastisen nga faktet e pamohuara që kanë tashmë para vetes. Ata, të frikësu ar deri në palcë, do të vajtojnë mjerimin e tyre, duke thënë: Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë mëkat pa përmendur? Mirëpo, Allahu xh.sh. nuk i bën të padrejtë askujt. Secili njeri do të gjykohet dhe,varë sisht nga veprat që ka bërë, ose do të ndëshkohet ose do të shpërblehet. 
I Lartmadhërishmi, për të na larguar nga gremisja në këto humnera të Xhehenemit, na ka dërguar pejgamberë të shumtë, Libra të shenjtë dhe fletushka, që njerëzimi të mos e humbë rrugën e udhëzimit. Megjithatë, ka shumë prej atyre që nuk arritën t’u rezistonin lakmive të kësaj bote, dhe ranë në pellgun e mëkateve, nga i cili nuk arritën të dalin kurrë. Sigurisht që pasuria e kësaj bote, po edhe vetë jeta në këtë botë, është e tillë, tunduese dhe sprovuese.
-Transmeton Hafidh ebul Kasim Abdurrahmanbin Mendeh nga Muadh ibn Xhebeli e ky nga Pejgamberi a.s. të ketë thënë: “Allahu i Lartmadhërishm në Ditën e Gykimit, me një zë kumbues, po jo të frikshëm, do të thërrasë: O robërit e Mi! Unë jam Allahu. Nuk ka zot (hyjni) tjetër që meriton të adhurohet përveç Meje, më i Mëshirshmi Mëshirues, Gjykatësi më i Drejtë dhe Llogaritësi më i shpejtë. O robërit e Mi! Për ju sot nuk ka frikë e as që do të dëshpëroheni. Paraqitni argumen tet tuaja dhe lehtësoni përgjigjet. Ju jeni duke u marrë në pyetje dhe në Llogari. O melekët e Mi! Rreshtojini robërit e mi në rreshta (safa) duke i barazuar gishtërin jtë e këmbëve të tyre për llogari”.(2) 
Gjithashtu, në lidhje me këtë ditë, transmetohet që Omer ibnul Hattabi i kishte thënë, Ka’bel,Ahbarit: “O Ka’b! Na trego diçka nga hadithi i Ahiretit. Siurd hëron, o i pari i muslimanëve! tha Ka’bi dhe vazhdoi: Në ditën e Gjykimit do të ngrihet Levhi Mahfudhi dhe nuk do të mbetet asnjë krijesë e të mos shohë veprat e veta. Pastaj do të sillen fletushkat në të cilat janë regjistruar veprat e njerëzve, Ato do të shpërndahen (përhapen) përreth Arshit. Ky është momenti për të cil in bën fjalë ajeti: “Dhe të vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të”.
Pastaj do të thirret besimtari, e atij do t’i jepet libri i (veprave të) tij në të djathtë, e ai do ta vështrojë dhe të vërejë se të mirat e tij janë të shfaqura edhe për njerëzit e tjerë, ndërsa do të lexojë për të këqijat e tij, në mënyrë që të mos thotë: I kam pasur disa të mira dhe nuk janë përmendur. Allahu dëshiron që atij t’ia shfaqë të gjitha veprat e tij, derisa të përfundojnë të gjitha shënimet që gjenden në atë Libër, ndërsa në fund të Librit të tij do ta gjejë të shkruar: Ti je i falur dhe je prej banorëve të Xhenetit. Pas kësaj, ai, i gëzuar, kthehet tek shokët e tij duke thënë fjalët për të cilat sinjalizojnë ajetet 19-20 të sures “El-Hakatu”: “Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexojeni librin tim! Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time”. 
Pastaj do të thirret jobesimtari dhe atij do t’i jepet libri i (veprave të) tij në të majtë. Pastaj ai libër do t’i vërtitet e do t’i dalë prapa shpine, e pastaj do t’i mbështillet rreth qafës. Për këtë moment sinjalizojnë ajetet 10-11 të sures “El-Inshikak”: “E për sa i përket atij të cilit libri i vet i jepet pas shpinës, ai do t’i ndjellë vetes shkatër rim”. Jobesimtari do ta shikojë librin e tij, dhe do ta vërejë se të këqijat e tij u janë shfaqur haptazi njerëzve. Ai do të shohë të mirat e tij, në mënyrë që të mos thotë: A do të ndëshkohem vetëm për të këqijat”?(3)



Porosia e këtyre ajeteve: (47-49)


- Këto ajete dëftojnë për momentet e fillimit të Ditës së Kiametit, deri në përfundim të Llogarisë.
- Fillimi i këtyre ajeteve me përshkrimin e disa pamjeve të Ditës së Kataklizmit, vjen si përkujtim për besimtarët që t’i nxisë ata për vepra të mira, që të mos shijojnë asnjë ndëshkim të kësaj dite të tmerrshme, kurse frikësohem për të gjithë ata të cilëve nuk u bën dobi kurrfarë përkujtimi a argumenti, po vazhdojnë me inat e kryeneçësi në kufrin e tyre.
- Çdo gjë në këtë ekzistencë do të shkatërrohet, duke filluar nga kodrat, të cilat neve na duken aq të larta, të mëdha e stabile. Ato këtë ditë do të fluturojnë si të ishin shtëllunga leshi të shprishur.
- Në Ditën e Llogarisë, Toka do të jetë e sheshtë, e rraf shët pa asnjë kodër, luginë apo ultësirë. Madje nuk do të ketë asnjë pemë a gjelbërim që të bëjë hije.
- Pas kësaj do të fillojë Tubimi-”Hashr” dhe rreshtimi i njerëzve për të dhënë Llogarinë e fundit. Secili Ymet do të jetë i rreshtuar në një rresht të vetëm.
- I tërë njerëzimi që do të ringjallen, prej të parit e deri tek i fundit, do të vijnë në vendtubimin e Llogarisë dhe të Gjykimit, zbathur, lakuriq dhe të pabërë synet, ashtu siç i kanë lindur nënat e tyre.
- Xhenetlinjve do t’u jepet libri ishënimeve në të djath të të tyre, dhe ata do të kthehen të gëzuar tek familjet e tyre, ndërsa xhehenemlinjve do t’u jepet libri pas shpine dhe ata do të tmerrohen e do të këlthasin nga lemeria, për shkak se Xhehenemi do të jetë vendbanimi i tyre i përhershëm.
- Në këtë Ditë të vështirë, Allahu xh.sh. “El-Adl-I Dre jti”, nuk i bën padrejtësi askujt. Ne do të shpërblehemi ose të ndëshkohemi vetëm në bazë të veprave tona.
- Njerëzit shpeshherë shpërfillin veprat e vogla, që në sytë tanë duken të parëndësishme dhe nuk u kushtojmë rëndësi, qofshin të mira apo të këqija... 


(Vijon) 


_____________
1. Sahihul Muslim (2859). 
2. Imam Sujutiu“Ed-DurrulMen thur…” v. 9 f. 562-563, Kajro 2003 
3. Tefsiri i Kurtubiut. v. 13 f.298, Bejrut 2006; Shih edhe: “Et-TefsirulMunir” v. 15, f. 293.


 


Sabri Bajgora