Abdurrahman ef. Bejtullahu vlerësohet “Nderi i Qytetit” nga Komuna e Gjakovës

 


Me një ceremoni solemne të mbajtur me rastin e përvjetorit të çlirimit të Gjakovës, Komuna e Gjakovës i ka ndarë mirënjohjen më të lartë qytetare, “Nderi i Qytetit”, Abdurrahman ef. Bejtullahut, Koordinatorit të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, që vepron në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës.
Ky vlerësim u dha si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij të palodhur dhe kontributin e vazhdueshëm në fushën e humanizmit dhe ndihmës ndaj nevojtarëve. Përmes veprimtarisë së tij fisnike, Abdurrahman ef. Bejtullahu është bërë simbol i solidaritetit dhe i dashurisë për njeriun, duke prekur me mirësi zemrat e mijëra qytetarëve.
Ky çmim jo vetëm që vlerëson punën e tij të jashtëzakonshme, por gjithashtu e frymëzon komunitetin që të ndjekë shembullin e tij në shërbim të së mirës së përbashkët.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)