Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mban mbledhjen e radhës
Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës sot mbajti mbledhjen e rregullt, e cila u drejtua nga kryetari, Dr. Valon ef. Myrta.
Në fokus të diskutimeve ishte organizimi i shkollës verore për fëmijë.
Gjatë mbledhjes u theksua rëndësia e mësim besimit për fëmijët gjatë periudhës së pushimeve verore, si dhe u shqyrtuan format dhe mënyrat e ndryshme të organizimit të shkollës verore.
Këshilli u shpreh i përkushtuar për të mbështetur edukimin fetar dhe moral të brezit të ri.