Sprova në dituri - Ngjarja e Musait a.s. me Hidrin a.s. - (II)
"E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dijshmi) e shpoi atë. Ai (Musai) tha: "A e shpove që t'i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme"?. Tha: "A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua"?. (Musai) Tha: "Mos më qorto pse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!". Vazhduan të shkonin de risa takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: "A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askënd?! Vërtet ke bërë një punë të shëmtuar!". Ai (i dijshmi) tha: "A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua"?. (Musai) Tha: "Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!". Vazhduan të shkonin derisa arritën te banorët e një qyteti, prej të cilëve kërkuan t'u jepninushqim, po ata nuk deshën t'i pranonin si mysafirë (e as t'u jepnin ushqim për të ngrënë), e ata të dy gjetën aty një mur i cili gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: "Sikur të kishe dashur, do t'u merrje shpërblim për këtë!". Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe teje, e unë do të të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të kesh durim!"!. Për sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta dëmtoja atë, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (pa të meta). Për sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam në mos ai do t'i shpinte ata të dy në humbje e në mosbesim. Deshëm që Zoti i tyre t'u jepte në vend të tij, një më të mirë se ai dhe më të afërt nga respekti dhe me mëshirë (ndaj prindërve). Për sa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) të arrijnëpjekurinë dhe pastaj ta nxjerrin vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk punova tërë këto sipas bindjes sime (por sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për se nuk munde të kishte durim!" - (El-Kehf, 71-82)
Koment:
71. "E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dijshmi) e shpoi atë. Ai (Musai) tha: "A e shpove që t'i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme"?
72. Tha: "A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua"?.
73. (Musai) Tha: "Mos më qorto pse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!".
Pas gjithë asaj rruge të gjatë që kishte bërë për ta takuar njeriun e urtë, Musai a.s., më në fund, u takua me të. Ftohtësia e Hidrit a.s. nuk e zmbrapsi Musain a.s., sepse ishte i vendosur të pajisej me dituri të reja, të cilat ia çonin peshë shpirtin e tij impulsiv. Ashtu siç e pamë nga ajetet paraprake, Hidri a.s. pothuajse refuzoi shoqërimin e Musait dhe pranoi ta shoqëronte me një kusht, që Musai a.s. të mos e pyeste për asgjë, derisa ai vetë të mos ia sqaronte sekretin e veprimeve të tij. Musai a.s. i premtoi atij se do të duronte duke i dhënë garanci të forta se nuk do ta bezdiste me pyetje ta panevojshme.
Musai dhe Hidri filluan të ecnin përreth detit. Kaluan pranë një anijeje dhe i thanë pronarit të saj t'i merrte me vete. Pronari i anijes e njohu Hidrin dhe i mori me vete që të dy, pa pagesë, në shenjë respekti dhe nder imi ndaj tij. Pasi kishin kaluar matanë dhe anija kishte prekur cekëtirën e bregut, udhëtarët kishin zbritur. Musai a.s. u çudit kur e pa Hidrin tek ecte ngadalë dhe ngelte prapa të tjerëve. Ai filloi ta shponte anijenrrëm bimthi, duke shkulur e hequr një dërrasë të saj dhe duke e vërtitur e hedhur larg në det. Musai, i hutuar nga kjo sjellje e pahijshme e Hidrit, e vrojtonte me kuj des këtë veprim të tij dhe u çudit pa masë. Nuk mundi t'u besonte syve të tij teksa e shihte mësuesin e tij-Hid rin duke ua shpuar anijen atyre njerëzve të mirë.
Ky veprim, sipas perceptimit të tij, ishte një gjë e shëmtuar dhe e palogjikshme. Edhe kësaj radhe, natyra dhe karakteri impulsiv i Musait a.s., mbizotëroi mbi ra cionalen e tij. I mësuar që gjithmonë të përkrahte vetëm të vërtetën, filloi t'i fliste me plot emocione mësuesit të tij, duke harruar kështu premtimin dhe kushtin që Hidri a.s. ia kishte vënë atij pak më parë.
Në atë moment, ky rob i urtë dhe i heshtur, ia tërhoqi vërejtjen Musait se përpjekja e tij për të mësuar diçka do të ishte e kotë dhe e pafrytshme, sepse nuk do të kishte durim të mjaftueshëm për t'i përballuar të gjitha këto sfida.
Musai a.s. kërkoi falje duke iu arsyetuar se kishte harruar premtimin e tij. Iu lut t'ia falte këtë lëshim duke i premtuar se më nuk do ta shqetësonte...
74. Vazhduan të shkonin derisa takuan një djalosh të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: "A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askënd?! Vërtet ke bërë një punë të shëmtuar!"
75. Ai (i dijshmi) tha: "A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua"?
76. (Musai) Tha: "Nëse pas kësaj të pyes (të kundër shtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!"
Musai dhe Hidri, paqja e Allahut qoftë për ta, vazh duan sërish rrugën e tyre së bashku, derisa kaluan pranë një kopshti, ku po luanin ca fëmijë. Fëmijët si fëmijë, gjithherë gazmorë dhe të padjallëzuar, po luanin të shkujdesur, duke mos vërejtur fare praninë e dy të panjohurve. Hidri a.s. iu afrua njërit prej fëmijëve dhe, me gjakftohtësi, ia përdrodhi qafën duke e lënë të vdekur në vend. Ky veprim e tronditi shpirtërisht Musain a.s. dhe nuk iu durua pa e pyetur përse bëri ata krim: Përse e mbyte këtë fëmijë të pafajshëm? Hidri a.s. sërish ia kujtoi Musait kushtin dhe prem timin e dhënë. Musai a.s. me të shpejtë i kërkoi falje edhe njëherë, duke i premtuar se më nuk do ta pyeste për asgjë dhe do të tregohej i përmbajtur. Hidri ishte i bindur se Musai nuk mund të përmbahej edhe aq gjatë, prandaj iu drejtua me fjalët: Çka nëse nuk do t'i përmbahesh heshtjes dhe do të më pyesësh sërish? Musai a.s. tha: Po të ndodhë kjo edhe njëherë, atëherë le të jetë ky fundi i shoqërimit tonë...
77. Vazhduan të shkonin derisa arritën te banorët e një qyteti, prej të cilëve kërkuan t'u jepninushqim, po ata nuk deshën t'i pranonin si musafirë (e as t'u jepnin ushqim për të ngrënë), e ata të dy gjetën atynjë mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: "Sikur të kishe dashur do t'u merrje shpërblim për këtë"!
78. Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe teje, e unë do të të tregoj për për domethënien e asaj që nuk munde të kesh durim"!
Pas premtimit të fundit, Hidri dhe Musai a.s. vazh duan rrugëtimin e tyre derisa arritën në një fshat koprrac e jomikpritës. Musai a.s. s'kishte haber përse kishin shkuar në atë fshat dhe përse duhej ta kalonin natën në të. Ndërkohë, atyre të dyve u kishte mbaruar haja, prandaj kërkuan nga banorët e këtij fshati pakëz ushqim, por ata refuzuan t'u jepnin.
Duke u endur shtëpi më shtëpi për të kërkuar konak, terri i natës mbuloi hapësirën dhe fshati u zhyt në errësirë të plotë. Hidri dhe Musai a.s. u strehuan në një kopsht, rrëzë një muri që ishte gati të rrëzohej. Musai a.s. ndihej i dëshpëruar nga sjellja arrogante e banorëve të fshatit, ndërkohë që Hidri a.s., si pa të keq, iu rrek meremetimit të atij muri që ishte gati për t'u shembur. Pothuajse tërë natën e kaloi duke e meremetuar dhe duke e përforcuar konstruktin e tij aty ku kishte nevojë. Musai a.s. nuk mund t'u besonte syve të vet, teksa po e shihte këtë sjellje të çuditshme të bashkudhëtarit dhe mësuesit të tij. Ai fshat me ata njerëz koprracë e dorështrënguar, nuk kishin denjuar t'u jepnin aspakëz ushqimpër të ngrënë, e lëre më t'u bënin konak, pran daj, sipas tij, nuk e meritonin atë punë që po e bënte Hidri a.s., pa ndonjë shpërblim dhe nuk u durua pa iu drejtuar atij me këto fjalë:
- Po deshe, mund të kërkoje ndonjë shpërblim për punën që bëre!
Me këto fjalë të Musait, shoqërimi i tyre mori fund. Hidri a.s. i tha Musait a.s.:
- Këtu është ndarja dhe fundi i shoqërimit tonë.
Hidri e kishte paralajmëruar Musain a.s. të mos i bënte më pyetje duke ia tërhequr vërejtjen se pyetja e tretë nënkuptonte fundin e udhëtimit.
Në lidhje me këtë çast, i Dërguari ynë, Muhamedi a.s. ka thënë: "Allahu e mëshiroftë Musain, Sa do të dëshi roja që të kishte duruar edhe pak, që të informoheshim edhe më shumë nga lajmet e atyre dyve".(1)
Hidri a.s. ishte vetë "Heshtja" enigmatike dhe misteri i madh. Nuk fliste pothuajse fare, prandaj edhe sjelljet e tij zgjonin habi të thellë tek Musai a.s.. Disa veprime që kishte bërë ai, ishin të atilla, që në sytë e Musait a.s. ishin të barasvlershme me krime dhe fatkeqësi.
Disa prej tyrepër të ishin fare të pakuptimta, saqë menjëherë ngjallnin kërshërinë dhe kundërshtimin e tij. Me gjithë faktin se Musai a.s. ishte njeri i ngritur dhe i ditur, prapësepraë ai e gjente veten tërësisht të hutuar nga veprimet e atij robi, të cilit Allahu i kishte dhënë dituri nga Dituria e Tij.
Dituria e Musait a.s. po qëndronte e shtangur dhe e hutuar para diturisë së atij robi, që kishte njohuri rreth së vërtetës absolute - pjesë e së cilës është edhe Sheriati. Nganjëherë, e vërteta është aq misterioze dhe e fshehtë, saqë edhe mund të keqkuptohet e të keqinterpretohet nga i Dërguari i Allahut, siç i kishte ndodhur Musait a.s.
Sqarimi i veprimeve enigmatike të Hidrit a.s.
79. "Për sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që vepronin në det, e unë desha ta dëmtoja, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (pa të meta).
80. Për sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t'i shpinte ata të dy në humbje e në mosbesim.
81. Deshëm që Zoti i tyre t'u jepte në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt nga respekti dhe me mëshirë (ndaj prindërve).
82. Për sa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) të arrinin pjekurinë e vet dhe ta nxirrnin vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë këtë sipas bindjes sime (por sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqa rimi i asaj për se nuk munde të kesh durim"! - (El-Ke hf, 79-82)
***
Ashtu siç i premtoi, Hidri a.s. ia zbuloi Musait a.s. sekretin e sjelljeve të tij "të çuditshme", të cilat e shtynë atë t'i bënte të gjitha ato pyetje. Ia bëri me dije Musait a.s. se të gjitha veprimet e tij, të cilat kishin sjellë huti tek ai, nuk i kishte bërë krye më vete, por me inspirim, dhe ai vetëm po zbatonte Vullnetin hyjnor. Pas këtij Vullneti, qëndronte Urtësia e fshehur! Veprimet e Hid rit nga ana e jashtme sipërfaqësore, dukeshin shumë të vrazhda, po në brendinë e tyre fshihej mëshira, butësia dhe dhembshuria hyjnore.
Ndodh shpeshherë që, gjatë jetës në këtë botë, fatkeqësitë dhe katastrofat të fshehin në vete esencën e mëshirës. Mirësia vesh rrobat e fatkeqësisë duke u maskuar mirë. Në këtë mënyrë, vijnë në kundërshtim sipërfaqësorja dhe brendia e një çështjeje. Musai a.s., me gjithë diturinë e tij të madhe, nuk dinte më tepër se një pikë uji, në raport me dijen e atij robi të Allahut, sikundërqë edhe dija e atij robi të Allahut, në krahasim me dijen e Allahut, i ngjason sasisë së ujit me të cilën zogu i vogël vetëm sa lag sqepin në ujët e detit.
Robi i devotshëm e i dijshëm i Allahut, ia zbuloi Mu sait a.s. dy gjëra në të njëjtën kohë:
Së pari, ia bëri me dije se dija e Musait ishte e ku fizuar, dhe
Së dyti, që shumë prej fatkeqësive, të cilat ndodhin në Tokë, brenda petkut të tyre të zi e të errët, në vete megjithatë fshehin një mëshirë madhështore...
79. "Për sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që vepronin në det, e unë desha ta dëmtoja atë, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (pa të meta)."
- Për sa i përket shpimit të anijes, Hidri a.s., i tha Musait a.s. se pronarët e anijes mbase do ta kenë llogaritur shpimin e anijes si një fatkeqësi që i kishte goditur, por në fakt ajo për ta ishte një mirësi e fshehur nën petkun e fatkeqësisë, mirësi e cila nuk do të dilte në shesh veçse pas plasjes së një lufte, kur mbreti i atij vendi, mori me dhunë itë gjitha anijet ekzistuese.. Vetëm, në këtë gjendje, anija e shpuar dhe e dëmtuar , i shpëtoi atij rrëmbimi, dhe, me disa riparime të vogla, vazhdoi të ishte burim i rrëskut për familjen, në kohën e krizës më të madhe, për sigurimin e ushqimit...
80. Për sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t'i shpinte ata të dy në humbje e në mosbesim.
81. Deshëm që Zoti i tyre t'u jepte në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt nga respekti dhe me mëshirë (ndaj prindërve).
- Për sa i përket rastit të djaloshit të mbytur, mbase prindërit e tij do ta kenë konsideruar mbytjen e të voglit të tyre të vetëm, si një fatkeqësi që u kishte sh katërruar ëndrrat e tyre prindërore, por në fakt, vdekja e tij nënkuptonte mëshirën më madhështore për ta. Ata nuk e dinin se Allahu i Madhërishëm do t'u dhuronte një djalë tjetër, i cili do të kujdesej për ta në pleqërinë e tyre të thellë, duke mos i munduar e terrorizuar zemrat e tyre, sikurse do të kishte bërë fëmija i mbytur. Ja, në këtë mënyrë mirësia fshihet nën petkun e sprovës, kurse mëshira vesh velin e fatkeqësisë.
Ana e jashtme e gjërave ndryshon nga ana e brendshme e tyre, saqë edhe i Dërguari i Allahut (Musai a.s.) u detyrua të reagonte për veprimet që po kryheshin para syve të tij, ndonëse robi i Allahut ia bëri të ditur urtësitë që fshiheshin pas këtyre veprimeve, që thelb synojnë mëshirën gjithëpërfshirëse të Allahut xh.sh..
82. Sa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë këtë sipas bindjes sime (por sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqa rimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!"
- Sa i përket murit, që Hidri a.s. e kishte riparuar tërë natën, ai i tregoi Musait a.s., se ky mur u përkiste dy djemve jetimë, të cilëve u kishte vdekur babai, i cili kishte qenë një njeri i mirë e i devotshëm. Ai nën këtë mur kishte fshehur një thesar, për të cilin nuk kishte arritur t'i njoftonte bijtë e tij, sepse ata ishin ende të vegjël, dhe nuk do ta kuptonin dot peshën e fjalëve të tij. Prandaj ishte e nevojshme që ai mur gjysmë i rrëzuar, të ngrihej në këmbë e të meremetohej, që t'i rezistonte dhëmbit të kohës edhe për disa vite, derisa djemtë të rriteshin, ta arrinin pjekurinë, dhe të ishin në gjendje ta gjenin thesarin, që, babai i tyre ua kishte lënë si trashëgim. Ja ku shihet mëshira e pakufishme e Al lahut ndaj jetimëve. Dhe të gjitha këto veprime, Hidri a.s. nuk i kishte bërë krye më vete, por i inspiruar nga i Lartmadhërishmi...
Musai a.s. u kthye te djaloshi, i cili kishte qenë në përcjellje të tij, dhe morën rrugën për te beniisrailët. Ishte mbushur plot energji, vetëbesim dhe forcë. Ai prej këtij udhëtimi kishte mësuar dy gjëra:
- Të mos mashtrohej e as të bëhej mendjemadh me dituritë e tij në çështje të fesë, sepse ekziston edhe një dituri tjetër, të cilën njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë e as ta perceptojnë dot me mendjen e tyre të kufizuar njerëzore, dhe
- Të mos i lëndohej e thyhej zemra nga fatkeqësitë e njerëzve, sepse ndoshta Dora e mëshirës hyjnore e fsheh sekretin e saj të gëzimit, butësisë e të shpëtimit pas perdeve të pikëllimit, dhimbjes e vdekjes...
- vijon -
______________
1) Et-Tefsirul Mevdui li Suveril Kuranil Kerim, v. 4, f. 361
Sabri Bajgora