Për të pestin vit me radhë, në Medresenë e Vogël të Gjakovës do të mbahet Kampi Veror

 


Për të pestin vit me radhë, Medreseja e Vogël e Gjakovës hap dyert për një nga aktivitetet më të dashura të verës - Kampin Veror, i cili do të mbahet nga 14 deri më 31 korrik 2025."
Ky kamp tashmë është kthyer në një traditë të çmuar për fëmijët që dëshirojnë të kalojnë një pjesë të verës së tyre në një ambient të sigurt, të dobishëm dhe frymëzues.
Me një qasje që ndërthur edukimin me argëtimin, kampi synon të kultivojë vlera të shëndosha morale, njohuri mbi fenë islame, dhe të nxisë zhvillimin dhe edukimin personal të çdo pjesëmarrësi.