Myftiu Tërnava vizitoi varrin e atdhetarit të shquar Ymer Prizrenit

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Ulqin, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ndaloi për vizitë te varri i atdhetarit të shquar, Ymer Prizrenit. Me respekt të thellë për kontributin e tij në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Myftiu Tërnava bëri homazhe dhe këndoi Fatiha për shpirtin e tij.
Gjatë kësaj vizite, Myftiu theksoi rëndësinë që ka ruajtja e kujtesës historike dhe nderimi i figurave që kontribuan për lirinë dhe identitetin shqiptar. Ai tha se Ymer Prizreni nuk ishte vetëm një udhëheqës politik dhe fetar, por një simbol i unitetit kombëtar dhe i përkushtimit ndaj Atdheut dhe fesë.