Promovohet botimi i Diturisë Islame: “Institucionet Islame dhe imamët e Krajës”
Në mexhlisin e Krajës në qendër të Ostrosit - Komuna e Tivarit, u promovua botimi më i ri i revistës Dituria Islame, i autorit Hamdi Alaj.
Ky botim ndriçon rolin dhe kontributin e institucioneve fetare dhe imamëve të Krajës në ruajtjen e identitetit fetar e kombëtar.
Në promovim mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili përgëzoi autorin për punën dhe përkushtimin e tij.
Vlerësime për librin dhanë edhe:
▪️ Irfan Kaca - Kryeimam i Krajës
▪️ Ali Bardhi - Kryeimam i Ulqinit
▪️ Ramadan Shkodra - Drejtor në BIK
Autori Hamdi Alaj theksoi se libri është një përpjekje për të dokumentuar dhe çmuar trashëgiminë fetare dhe kulturore të kësaj treve.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës