Shoqata Bereqeti shpërndau çanta në disa fshatra të Kosovës
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti" ka shpërndarë rreth 80 çanta me materiale shkollore për nxënësit e tre shkollave fillore të komunës së Malishevës dhe Lipjanit.
Koordinatori i kësaj shoqate për komunën e Malishevës, dr. Afrim Bytyqi tregon se Shoqata "Bereqeti" për nder të fillimit të vitit të ri shkollor, vetëm sot ka bërë shpërndarjen e 80 çantave me material shkollor në fshatrat Berishë, Fshati i Ri dhe Kleqkë.