Shtëpia botuese "Dituria Islame" merr mirënjohje për pjesëmarrje në Panairin e Librit në Tuz
Në Tuz të Malit të Zi u përmbyll me sukses edicioni i gjashtë i Panairit Ndërkombëtar të Librit, një ngjarje kulturore që mblodhi botues, autorë dhe lexues nga hapësira të ndryshme.
Shtëpia Botuese "Dituria Islame" mori pjesë në këtë panair me mbi 40 tituj nga fusha të ndryshme, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë. Stenda e saj u vizitua nga lexues të moshave të ndryshme, të cilët patën mundësi të njiheshin dhe të pajiseshin me literaturë të pasur e të larmishme.
Në përmbyllje të panairit, në emër të komunës së Tuzit, sekretarja Marina Ujkaj i ndau mirënjohje për pjesëmarrje shtëpisë botuese "Dituria Islame", të përfaqësuar nga Mihana Goga-Bekteshi.
Artikulli radhës