Këshilli i BI të Gjakovës organizon program fetar në nder të Pejgamberit a.s.
Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës organizoi program fetar në Xhaminë e Hadumit të përmbledhur me Kur'an, ilahi, pjesë nga mevludi dhe ligjëratë.
Në një atmosferë të ngrohtë në praninë e imamëve dhe të një numri të konsiderueshëm të besimtarëve, programi i moderuar nga imami Atdhe ef. Xhiha, filloi me lexim të Kur'anit nga imami Hfz. Safet ef. Hoxha.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Dr. Valon ef. Myrta, mbajti fjalën përshëndetëse, duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen. Ai theksoi rëndësinë e nderimit të Pejgamberit a.s.:
"Përjetësia e misionit të tij më bën të rikujtoj tregimet e sahabëve, që dëshmojnë se dashuria ndaj tij nuk ka qenë vetëm fjalë, por përditshmëri. Për 23 vite sa zgjati zbritja e shpalljes, Muhamedi a.s. solli tre dhurata të mëdha për njerëzimin: udhëzimin hyjnor të Kur'anit, ringjalljen e dijes dhe të shkrim-leximit, si dhe drejtësinë dhe standardin e moralit."
Ligjëratën me temën "Muhamedi a.s. me mision të përjetshëm në tokë" e mbajti me plot kompetencë, Mr. Driton Arifi, i cili ndriçoi aspekte të jetës dhe misionit profetik, duke nxjerrë mësime të vlefshme për shoqërinë bashkëkohore.
Pjesën artistike të programit e pasuruan me interpretimet e tyre: Esat. Ef. Rexha dhe vëllezërit Allajbeg.
Programi përfundoi me duanë nga kryeimami Visar. Ef Koshi.










Artikulli i kaluar