Myftiu Tërnava dërgoi telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së myftiut të Arabisë Saudite

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i ka dërguar një letër ngushëllimi mbretit të Mbretërisë së Arabisë Saudite me rastin e kalimit në botën tjetër të myftiut të Arabisë Saudite, shejh Abdulaziz al Shejh.
Në telegramin e tij, Myftiu Tërnava ngushëlloi familjen, të afërmit, kolegët dhe gjithë kombin arab, duke lutur Zotin e Madhëruar që myftiun Al Shejh ta mëshirojë dhe t'ia japë një vend në kopshtet e Xhenetit.
Myftiu Tërnava vlerësoi lart figurën e myftiut Al Shejh, duke e cilësuar atë si një dijetar të shquar dhe një jurist me njohuri të thella të parimeve të jurisprudencës islame. Ai tërë jetën e tij ia kushtoi shërbimit të dijes dhe njerëzve të saj, duke lënë pas vetes një trashëgimi të gjerë dhe të pasur shkencore.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë