Në kuadër të muajit sensibilizues për kancerin e gjirit Departamenti i Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi aktivitet vetëdijesues "Dashuria ndaj vetës fillon me kujdesin për shëndetin"
Udhëheqësja e Departamenti i Gruas, Vaxhide Bunjaku tha se përmes këtyre aktiviteteve synojnë të jenë pranë atyre grave që kanë nevojë si nga ana financiare ashtu edhe nga ajo shpirtërore.
"Të jemi të kujdesshme ndaj vetvetes sepse e kemi përgjegjësi dhe amanet nga Zoti xh.sh. urojmë që ky aktivitet të jetë ndër aktivitetet që ne si departament i gruas e kemi bërë që të mundohemi të gjendemi pranë atyre grave të cilat kanë nevojë për mbështetjen materiale, por jo vetëm kaq, por t'ju dalim në ndihmë edhe nga ana shpirtërore dhe ana fetare që sado pak ta përballojnë sëmundjen."