Njohja e jetës së Muhamedit a.s. modeli më i mirë i edukimit

 


Besimtari jeton me qëllimin fisnik të misionit të tij në tokë, duke organizuar jetën e tij drejt arritjes së gradave të larta shpirtërore përmes veprimit që E bën të kënaqur Zotin xh.sh., i Cili ka premtuar për njohësit dhe adhuruesit e Tij kënaqësi e lumturi në të dy botët. S'ka dyshim se kjo ngritje e lartësi edukative e morale, arrihet duke njohur shembullin e njeriut, të cilit Vetë Allahu i Lartësuar i shpalli (Shih:Ali- Imran, 31). Pra dashurinë e Krijuesit tonë e arrijmë duke shkuar pas gjurmëve të këtij njeriu të zgjedhur nga Vetë Ai, duke mësuar jetën e tij e duke pasuar mësimet e tij, duke praktikuar këshillat e tij . Lindja e këtij burri prek në skajet e skenës botërore në këndin artistik alegorik, por edhe tregoi shumë qartë se bota do të merrte kahun e duhur, se shoqëria njerëzore do të kishte përfundimin e mësimeve hyjnore dhe shembujve njerëzorë, siç ishin të zgjedhurit e Zoti më herët. Muhamedi a.s. vazhdim i të dërguarve të tjerë, por edhe përmbyllje e misionit të tyre, i paralajmëruar shumë herët, do të shquhej edhe nga shenja të tjera të dukshme për njerëzit përreth. Duke pasur edukimin direkt nga Allahu xh.sh., duke qenë në piedestalin më të lartë të moralit, shembulli më i mirë i butësisë, urtësisë, bujarisë e cilësive më të bukura që mund t'i posedojë qenia njeri, vetëm Muhamedi a.s. është i denjë dhe i merituar për mësimin e jetës dhe pasimin e mësimeve të tij, sepse Allahu i tha: "Vërtet, ti (O Muhamed) je në piedestalin më të lartë të moralit".


Nga ndodhitë e lindjes


Ka shumë ngjarje të vërtetuara në vitin dhe natën e lindjes së Muhamedit a.s., të transmetuara saktë nga grupe shkencëtarësh e dëshmitarësh okularë, siç ishin: ndriçimi i qiellit, lehtësimet e nënës së tij Emines etj.. Ngjarja e madhe e elefantit dhe lindja e Muhamedit a.s., u kujton brezave deri në Kiamet, ndriçimin e hapësirës botërore nga errësirat e mëdha që kishin kapluar aktorët e botës pra njerëzit, me padrejtësitë e epshet e tyre. Ndërmjet luftës për shkatërrimin e Qabesë dhe lindjes së Muhamedit a.s., shohim sihariqin e pikëfillimit të pësimit të errësirave ateiste, politeiste, besëtytnive, tiranive dhe padrejtësive, shfrenimeve me ndriçimin reflektues drejt ngritjes së besimit monoteist, përhapjes së drejtësisë dhe paqes, dashurisë e respektit, njohurisë e moralit. Largimi i errësirave nga ndriçimi i faqes botërore shënon një periudhë të re, pra ardhjen e pranverës së ekzistimit, mirëqenies dhe paqes, pas një dimri përçarjesh dhe humbjesh, drejt barazisë e drejtësisë njerëzore në të gjitha sferat. Kjo pikënisje filloi që me lindjen e tij, duke reflektuar drejt fenomeneve të mëdha që njerëzimit i duhet një përqendrim i thellë për ta kuptuar si duhet. Larg mbështjelljes e mjegullinës që tentuan e tentojnë t'i krijojnë gjithnjë armiqtë e misionit njeri, të caktuar nga Krijuesi.Prej ndodhive të dukshme ishin: Fikja e Zjarrit persian, i cili adhurohej e kishte qëndruar i ndezur për mijëra vjet; Ndriçimi i pallateve e vendeve përreth Persisë dhe Basrasë; dështimi i ushtrisë së Elefantit, ku u kuptua se shenjtëria e Qabesë është e mbrojtur dhe e paprekshme nga dora e njeriut. Me ardhjen e atij që mbjell frutat e drejtësisë, paqes dhe orientimit të shoqërisë njerëzore. (Shih:El-Enbija, 107) do të fillonte jeta e nevojshme e normalitetit të shoqërisë njerëzore.


I edukuar nga Zoti


Emërtimi "Muhamed" - Lavdërim, i lavdëruar, ka qenë i pari për një personalitet, i cili nuk është shfaqur kurrë në teatrin e shoqërisë njerëzore. Me moralin dhe jetën e tij, ndriçohet mesatarja ndërmjet ekstremizmit e shfrenimit për t'i afruar skajshmëritë e këtyre të dyjave drejt ekuilibrimit dhe unifikimit të ndjenjave të dashurisë e, mbi të gjitha, të jetës së kësaj bote dhe asaj të Ahiretit. Ai që ka studiuar apo lexuar sado pak për jetën e tij në burimet e sakta shkencore, do të bindet qartë se personaliteti më i dobishëm i nevojshëm dhe i pazëvendësuar në botë është Muhamedi a.s.. Kujdestaria dhe edukimi njerëzor i mungoi këtij njeriu, ngase Zoti deshi ta edukonte e ta ngrinte Vetë këtë, që të bëhej shkëndijë reflektuese që shpërndan mjaft dritë. Ai lindi jetim, pa e parë babanë, kurse butësinë shpirtërore të nënës e humbi që kur ishte gjashtë vjeç, kur ajo vdiq. Ndërsa në moshën tetë vjeç atij i vdiq ditUria islame 49 | Prill 0 edhe gjyshi, i cili kujdesej për të. Natyrisht, sekreti i këtij caktimi hyjnor është edukimi i Muhamedit a.s. në edukatë hyjnore, përmes melekut Xhibril, i cili pas më shumë se 6 shekuj që kur kishte biseduar me Isain a.s., erdhi në Tokë, me përqafimin e fortë, duke i thënë: "Lexo"! Dhe për të vazhduar këtë edukim e komunikim për afro 23 vjet me radhë. Pra do të edukohej e do të ishte në përkujdesje të Atij që nuk kotet dhe as nuk fle. Ai Që ka krijuar botën e pafund dhe ka sundimin e mbikëqyrjen e çdo gjëje dhe përgatit terrenin për çdo gjë të ardhshme të dobishme si dhe orientuese për krijesën më të çmuar. Këtë përgatitje e bëri që prej fillimit të jetës njerëzore. Misionarit të Tij në Tokë, prej Ademit a.s. pastaj i përgatiti mënyrën e besimit Ibrahimit a.s., e ruajti Jusufin a.s. në fundin e pusit dhe e ngriti deri në shkallën e ministrit dhe do ta përgatiste e edukonte ashtu siç ishte edukuar Musai a.s. dhe ishte përkujdesur për të në kohën kur ai ishte hedhur në lumë, sa ishte foshnjë e vogël e në det, kur pasohej nga beni-Israilët. E mbrojti Isain a.s. të pa përkrahur e të ndjekur nga beni-Israilët dhe kështu do të vinte momenti për lindjen e hallkës së fundit të zinxhirit pejgamberik. E shpëtoi dhe e ngriti atë. Dhe ashtu përgatiti terrenin për lindjen, rritjen jetim, jetën rinore të pastër e të besueshme, për ta bërë këtë mëshirë për botët.Këtë përgatitje e ndërhyrje e bëri Allahu i Lartësuar për njeriun e zgjedhur të Tij, Muhamedin a.s., ngase njeriu nuk do të mundë ta edukonte kurrë, e përforcoi siç e edukon Krijuesi. Njeriu nuk do të dinte as do të kishte idenë se si t'ia përgatiste terrenin ardhjes së njeriut të famës së pa krahasuar. Ky do të jetë orientimi më i bukur, shembull për pasim, më i miri moral, prandaj edukata e tij nuk mund të kishte burim profesorët, filozofët, ideologët të quajtur njerëz. Porosi e qartë për njerëzimin se askush nga ju (njerëz) nuk ka ndikim dhe nuk mund të ndërhyjë në edukimin dhe zhvillimin e Muhamedit a.s.. Nëpërmjet tij, Kuranin e bëri të gjallë dhe qarkullues në arenën e realitetit, në mënyrë që misioni i tij të bartet nga korniza e teorisë në fushën e realitetit dhe zbatimit-përfilljes, kështu, siç thotë gruaja e tij, Aisheja,r.a.:


Morali i tij ishte Kur'ani


Jeta e tij në foshnjëri ishte kontakt me njerëzish jo me mbinatyroren e me mrekullinë, ngase ky ishte mrekullia vetë. Që në fëmijërinë e hershme u vërejtën sinjalet e bereqetit të tij, që kur gjidhënësja e kujdestarja e dytë ishte Halimeja e fisit Sa'd, e cila e kishte marrë me shpresën e mirësisë vetëm pasi të gjitha gratë e tjera, që synojnë më shumë pas plaçkave të dynjasë, e kishin refuzuar atë jetim. Ishte dhunti e dukshme dhe e vërejtur qartë që prej momentit kur lagu gojën e tij me qumështin e Halimes, e cila, ndonëse ishte në devenë e saj të lodhur, i tejkaloi bushkudhëtarët. Shkretëtira që ishte vendkullosa e dhenve të Halimes, ishte gjelbëruar nga bari, dhe dhentë e saj mbushën gjirin qumësht, e dhunti të tjera. Sjelljet e tij ishin plot urtësi e butësi me moshatarët e vet, një gjë që do të dukej edhe në jetën e mëtutjeshme me përballimet e shumëllojshme gjatë përhapjes së ndjenjave, të porositura nga Krijuesi, të cilat i kërkon po e ka vështirë t'i gjejë shoqëria bashkëkohore.
tentimet për ta pengUar miSionin
Natyrisht, për të ndriçuar errësirat, lypset shumë energji, dalin shumë vështirësi, shumë pengesa e injorancë dhe akuzime e shpifje me përpjekjen për të ndërprerë ndriçimin, sepse, me ndriçimin, errësirat humbin dhe duhen mënjanuar dobësitë, duhen larguar nga padrejtësitë e mëkatet, prandaj kërkohet qëndrueshmëri, vendosshmëri e lartë. këto veti i posedonte bindshëm i zgjedhuri i Allahut xh.sh.. Disa bashkëkombës të tij e kishin akuzuar me lloj-lloj akuzash e shpifjesh, duke e quajtur të çmendur, duke i mohuar të qenët i dërguar i Zotit, por Allahu, xh.sh., e zbriti suren "Kalem", nëpërmjet të cilës e përforconte Muhamedin, a.s., dhe në të cilën e lëvdonte me moral të lartë , e pastaj e porosiste me betimin për durim. Thotë Allahu i Lartësuar: " Dhe për hir të Zotit tënd, duro! (Muddeththir, 7), d.m.th: bëj durim ndaj atyre pengesave që to të të dalin, qofshin kthyerje shpin ndaj f tesës që u bën, qofshin tentime të injorantëve për të penguar. Ti duro dhe ec rrugës sate...Gjithsesi, akuzat lanë gjurma të rënda në shpirtin e tij të pastër, kështu që Allahu zbriti suren "Kaf" iu drejtua: (Shih ajetet 50-40 si dhe 39-40) Muhamedi a.s.u akuzua për magji, gënjeshtër dhe kinse ai po i thërriste për qëllime dhe interesa personale, kështu që Allahu, xh.sh ia zbriti suren "Sad", ku i tha (Shih ajetin Allahu i Gjithëdijshëm i rikujtoi Muhamedit a.s. vuajtjet e gjendjet e ndryshme të të dërguarve para tij si: të Davudit, Sulejmanit, Ejubit dhe Ibrahimit, Musait, Isait alejhimus selam, ngase që të gjithë ishin sprovuar dhe kishin bërë durim dhe kishin misionin e njëjtë me të. Pastaj Muhamedi a.s. u akuzua kinse kishte shpifur dhe e kishte shpikur Kuranin dhe kinse ky Kuran na qenka nga shkrolat e të parëve, pastaj si hante ushqim ky pejgamber dhe si ecte-endej nëpër tregje. I propozuan ta merrte me vete edhe një melek prej qielli, që të ishte tërheqës i vërejtjes së bashku me të, saqë disa ashabë, shokë të Pejgamberit alejhi selam, kishin dëshirë t'ua plotësonte disa kërkesa me shpresën se do ta pranonin besimin islam, por Allahu, është më i informuari hollësisht për çdo gjë dhe se ata nuk e kishin për qellim parashtrimin e kërkesave- që të bindeshin se ai ishte vërtet pejgamber e ta besonin, mu për këtë shpalli suren "Furkan" për t'i dhënë sqarime rreth akuzimeve që i bënin (Shih: Furkan, 7-20). Më tutje lloj- lloj torturash e persekutimesh nuk përjetoi vetëm ai, por edhe ata që dëgjonin dhe pasonin të Dërguarin a,s., për t'i larguar e luhatur nga rrugëtimi i shenjtë i misionit njeri.


Tentimet vazhdojnë edhe pas vdekjes së Muhamedit a.s.


Jo vetëm sa ishte gjallë Muhamedi a.s. përjetoi tortura e padrejtësi, me synimin që të ndërpriste ndriçimit e së vërtetës e hakut, por edhe pas vdekjes së tij, qoftë nga njerëz armiq të hapët, qoftë edhe përmes atyre që hynin në mesin e myslimanëve gjoja sikur ishin myslimanë, po tentonin t'i fusnin myslimanët në gabime dhe të largoheshin nga rruga e Allahut xh.sh.. Edhe sot e kësaj dite, edhe në të ardhmen, mikrobet e tilla kanë vepruar e do të veprojnë gjithnjë, me qëllimin e vetëm për të zvogëluar ndikimin e fesë së Allahut xh.sh., por dështimet janë gjithnjë përfundimi i tyre. Kështu tregimet historike sqarojnë tentimet e kundërshtarëve të Islamit lidhur me tentimin e nxjerrjes së varrit -kufomës së Resulullahut a.s. disa herë gjatë periudhave të ndryshme.Tentimi për ta vjedhur trupin e Pejgamberit a.s. në vitin 557 h. (1513 m), pastaj përpjekjet e Rinodit në vitin 578 h. për ta shkatërruar ose zbuluar varrin e Pejgamberit a.s.. Pesë shekuj më vonë portugezët tentuan pushtimin e dy xhamive të shenjta - të Mekës dhe Medinës. Turpi i historisë, më drejt i historianve myslimanë qëndron në faktin se nuk i kanë shënuar këto fenomene të shëmtuara dhe të dështuara, po ndoshta edhe nuk kishin pasur guximin e duhur. Rasti i portugezëve është i regjistruar nga vetë ata, si përpjekje dhe dështim i tyre. Në vitin 1513 ishte organizuar një operacion i madh strategjik për vjedhjen e trupit të Muhamedit a.s.. Komandanti famëkeq Afonso de Alduquer, pas okupimit të Indisë bregdetare kishte ndërmarrë ofensivë drejt Hixhazit e Medinës dhe veçanërisht kishte për synim varrin e Muhamedit a.s., që ta nxirrte trupin e tij të pastër për ta kushtëzuar qeverinë e atëhershme të vendeve islame të Metalikëve, të dorëzonin kishën "Kiametit" në Bejti Lahm në Palestinë dhe t'ia lejonin të sillte 1 milion evropianë vullnetarë në sudan, në mënyrë që të ndërronin rrjedhën e lumit Nil, që të derdhej ne Detin e Kuq dhe kështu Egjipti do të vdiste nga uria e etja dhe do të dobësohej fuqia e tij ushtarake, politike e fetare, meqë Egjipti ishte një pengesë e madhe për ta... Strategjia e Afonsos ishte për të marrë nën kontroll qytetin Jenbe, që është limani detar më i afërt me Medinën, prej nga ka mundësi të shihen pjesët e larta të minareve të Xhamisë së Pejgamberit a.s., edhe prej aty një grup prej 400 kalorësish, të veshur me rroba hekuri e të udhëhequra nga Alduquer-i, me një sulm të fshehtë e të furishëm, të arrinin natën e të hynin në Xhaminë e Pejgamberit a.s. , kur myslimanët ishin pak dhe duke u falur,me qëllim që të merrnin trupin e Muhamedit a.s. me vete në anijen luftarake, për të bërë ndërrimin dhe kushtëzimin për gjërat që i cekëm. Më 7 shkurt 1513, Afonso De Alduquer-i prej Indisë në krye të ekspeditës detare ,të përbërë prej 20 anijesh luftarake e 20 kapitenëve,që numëronte 1700 ushtarë portugezë dhe 850 ushtarë indianë, iu afruan Adenit, ku hasën në rezistencë dhe patën shumë humbje e anijet luftarake u kthyen prapë në Saktara, për të forcuar ushtrinë me forca shtesë nga India. Pastaj u nisën në drejtim të Detit të Kuq dhe dogjën portin, për shkak se nuk kishte ndonjë forcë detare që do t'iu kundërvihej. Forcat e veta i zbarkoi në një ujdhesë të vogël përballë territorit të Jemenit. Aty gjeti 4 anije habeshije (etiopase) tregtare dhe gjeti një numër pasagjerësh etiopas, të cilëve u urdhëroi t'u priteshin veshët e hundët dhe pastaj, ashtu të plagosur, i zbriti në tokë. Pastaj u drejtua në të majtë, në drejtim të ujdhesës Kameran, e cila ishte afër territorit të Jemenit, prej nga të ndërmerrnin operacionin ushtarak.Myslimanët u njoftuan për këtë agresor portugez se kishte arritur në Detin e Kuq, prandaj mblodhën ushtrinë e tyre në bregdetin përballë anijeve ushtarake. Meqë ata nuk dinin realitetin e kësaj lufte përveç atij formal, dërguan një lajmëtar në Mekë që të merrte forca të nevojshme për ta ruajtur qytetin e Xhedës, e pastaj t'i dërgonin një shkrese për ta informuar për gjendjen udhëheqësin e Misirit-Egjiptit, Sulltanit Kansut El-Gaëri. Shenja për tërheqjen e këtij kapiteni ndodhi që ditën e paraparë të lëvizjeve për sulm, kur ushtria u përgatit me shpata e me topa, sepse anijet e tij qenë bllokuar në dhera dhe nuk lëvizën dot. Për t'i tërhiqur vërejtjen, Allahu i Madhërishëm dërgoi erën e furishme që shqeu velat e anijeve dhe ushtria u desh të kthehej, dhe shfaqja e valëve ishte përsëritur disa herë, kështu sulmuesi u detyrua të kthehej. Në fund të muajit korrik, përpjekjet e reja për një sulm të ri, u bënë pasi Alduqueri kishte mbledhur kapitenët e tij për të shqyrtuar mënyrën e kryerjes së operacionit ditën e nesërme, por ai në qiell kishte parë një shkëndije prushi-zjarri- e flake, që po lëvizte lart për t'u ndalur mbi anijet portugeze dhe më pastaj lëvizi në drejtim të Habeshit (Etiopisë) e u fsheh atje. Nga tërë këto, Alduqueri, kapitenët dhe ushtria e tij u bindën se ata ishin duke luftuar kundër Allahut xh.sh., prandaj nuk i mbeti tjetër përveçse t'i nënshtroheshin vullnetit të Allahut dhe dha urdhra për t'u kthyer ne Indi, me humbjet dhe me dështimet e pësuara. Kjo ngjarje, e përshkruar më hollësisht gjendet në raportet portugeze për luftën e tyre, në librin me titull "Que osonho da india afonso de alduquere", f. 378-379. Po e përfundoj këtë përpjekje modeste, duke dashur t'i kujtoj vetes sime dhe të gjithë myslimanëve se kemi ndjenjën e turpit që nuk e pasojmë sa duhet Muhamedin a.s.


 


Dituria Islame 249


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë filloi trajnimi dyditor me imamë, hatibë dhe muezinë (VIDEO)