Kryeimami Sahiti mori pjesë në punimet e seminarit të organizuar nga Ministria e Arsimit e Turqisë, në Stamboll

 


Më 5 dhe 6 nëntor 2025, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në punimet e seminarit të organizuar nga Ministria e Arsimit e Turqisë, përkatësisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Fetar, i cili u mbajt në Stamboll.
Përveç drejtuesve të arsimit nga Ministria e Arsimit e Turqisë, në takim ishin të pranishëm edhe këshilltarët për arsim pranë ambasadave turke në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe përgjegjësit për arsimin fetar pranë institucioneve të bashkësive islame të këtyre vendeve.
Gjatë punimeve të seminarit, kryeimami Sahiti, theksoi rolin dhe rëndësinë që kanë institucionet fetaro-arsimore të Bashkësisë Islame në përgatitjen e kuadrove, si dhe kontributin e tyre në ngritjen e vetëdijes, edukimin dhe fisnikërimin e besimtarëve.
Ai po ashtu nënvizoi nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve edukativo-arsimore në hartimin e kurrikulave, shkëmbimin e përvojave dhe përfitimin nga përvoja e pasur e shkollave "Imam Hatip" në Turqi, me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit fetar dhe avancimit të institucioneve fetaro-arsimore në vendet tona.
Në fund, kryeimami Sahiti, theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës bashkëkohore arsimore dhe domosdoshmërinë që medresetë tona t'i plotësojnë ciklet e arsimit të ulët dhe të mesëm, në përputhje me nevojat bashkëkohore të arsimit fetar.




 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë