Kanë filluar punimet për restaurimin dhe rikonstruimin e një prej monumenteve më të vjetra dhe më të çmuara të qytetit të Ferizajt - xhamisë kryesore.
Projekti synon rikthimin e gjendjes origjinale historike të këtij objekti fetar dhe kulturor, duke ruajtur elementet arkitektonike dhe vlerat shpirtërore që e bëjnë atë një prej thesareve të qytetit.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka ndërmarrë këtë projekt si një hap të rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor dhe historik të qytetit, duke i dhënë jetë të re një simboli të trashëgimisë sonë.
Xhamia do të vazhdojë të qëndrojë si një simbol krenar i trashëgimisë sonë fetare dhe kombëtare, duke rikthyer shkëlqimin e saj dhe ruajtur vlerat për brezat që vijnë.




