Shtëpia Botuese "Dituria Islame" është pjesë e Panairit 28-të të Librit "Tirana 2025", i cili u hap sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe do të zgjas deri më 16 nëntor.
Me një prezencë të konsoliduar ndër vite "Dituria Islame" vjen këtë edicion me një ofertë të pasur prej mbi 60 tituj ndër të cilët më shumë se 20 janë botime të reja.
Në stendën e saj vizitorët do të gjejnë vepra që trajtojnë tema nga mendimi islam, historia, kultura si dhe përkthime të autorëve të njohur nga bota islame bashkëkohore.
Në këtë panair i cili konsiderohet festa më e madhe e librit në vend, "Dituria Islame" sjell jo vetëm libra, por edhe një mesazh të qartë për rëndësinë e dijes, kulturës dhe vlerave shpirtërore në shoqërinë tonë.
Panairi i 28-të i Librit "Tirana 2025" do të pres për pesë dit me radhë lexues, autor, përkthyes dhe botues në një atmosferë të pasur me takime, promovime dhe aktivitete kulturore.
"Dituria Islame" fton të gjithë dashamirët e libri të vizitojnë stendën e saj gjatë ditëve të panairit për të zbuluar botimet më të reja dhe për t'u bërë pjesë e kësaj feste të dijes.