Promovohen dy vepra të Shtëpisë Botuese “Dituria Islame” në Panairin e Librit në Tiranë

 


Në kuadër të aktiviteteve të Panairit të 28-të të Librit - Tirana 2025, që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u promovuan dy vepra me rëndësi të veçantë për historinë dhe studimet bashkëkohore, të botuara nga Shtëpia Botuese "Dituria Islame", më konkretisht vepra "Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë", e autorit Mevludin Hrnjić dhe "Konvertimi në Islam në Ballkan", i autorit Anton Minkov. 
Për librin "Dëshmitar i gjenocidit të Srebrenicës" të autorit Mebludin Hrnjić, foli drejtori për Veprimtari Botuese, Ramadan Shkodra, i cili theksoi se vepra është një rrëfim autentik i një të mbijetuarit të gjenocidit të Srebrenicës dhe sjell për lexuesin kujtimet e dhimbshme të tragjedisë së korrikut 1995.
Ndërkaq për librin "Konvertimi në Islam në Ballkan" i autorit Anton Minkov, profesor Sadik Mehmeti, në fjalën e tij, u shpreh se kjo vepër fton në një rishikim të thellë të paradigmave të trashëguara dhe paraqet një korrigjim të rëndësishëm paradigmatik për studimet ballkanike.
Ky aktivitet u prit me interes nga vizitorët e panairit, të cilët u njohën nga afër me përmbajtjen dhe vlerën shkencore të këtyre dy veprave.





Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë