Shoqata Humanitare Bereqeti dhuron veshje dimri për nxënësit në Medvegjë


Sot Shoqata Humanitare "Bereqeti" dhuroi veshje dimri për fëmijët e shkollës fillore "Banja e Sjarinës" Sjarinë dhe për nxënësit e shkollës "Zenel Hajdini" në Tupallë - Medvegjë.
Ky aktivitet u realizua falë bashkëpunimit të Shoqatës "Bereqeti" me drejtues Xheladin Fazliu dhe imamin e Medvegjës, Ilham Hasani.
Drejtuesit e shkollave dhe përfituesit u shprehën shumë të kënaqur dhe mirënjohës për këtë kontribut humanitar.
Faleminderit të gjithëve që mbështesin kauza të tilla në dobi të fëmijëve dhe komunitetit!





Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë