Delegacioni nga Rijaseti i Bosnje dhe Hercegovinës vizituan librarinë Dituria Islame

 


Delegacioni nga Rijaseti i Bosnje dhe Hercegovinës, i udhëhequr nga myftiu i Gorazhdës, Remzija ef. Pitiç, shoqëruar nga drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ramadan Shkodra, vizituan librarinë "Dituria Islame".
Aty delegacioni u njoh për së afërmi me botimet dhe literaturën e Shtëpisë Botuese "Dituria Islame", që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. Interesim të veçantë paraqiti botimi i veprës "Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë", e autorit boshnjak, imamit Mevludin Hrnjiç, e cila së fundmi është botuar e përkthyer në shqip nga Shtëpia Botuese "Dituria Islame".




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

500 vjet xhami, 500 pajtime gjaku - Sadri Zeka hoxha i pajtimit, flamurit dhe kufirit