Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti mbledhjen e rregullt
Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, e cila u hap dhe u kryesua nga kryetari, Dr. Valon ef. Myrta.
Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, Këshilli kishte në rend dite përgatitjet për muajin e madhëruar të Ramazanit.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan aktivitetet që do të zhvillohen gjatë këtij muaji, si dhe u diskutua për koordinimin e punëve shtesë që kërkon organizimi i tyre.
Anëtarët e Këshillit paraqitën idetë, propozimet dhe sugjerimet e tyre për organizimin e aktiviteteve të Ramazanit në komunën e Gjakovës, me synimin që gjatë këtij muaji të bekuar aktivitetet të realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme.


Artikulli i kaluar