U mbajt mbledhja përgatitore me imamët e KBI-së së Gjakovës në prag të Ramazanit 2026

 


Më 26.01.2026, në Sallën e Konferencave të Qendrës së Trajnimeve, u mbajt mbledhja përgatitore me imamët e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, në kuadër të përgatitjeve për muajin e Ramazanit 2026.
Mbledhja u hap nga Kryeimami i Këshillit, Visar ef. Koshi, ndërsa më pas u bë lexim nga Kur'ani nga hfz. Alban ef. Doli.
Në këtë takim morën pjesë edhe Kryeimami i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, si dhe zëvendëskryeimami Fatmir ef. Iljazi.
Me këtë rast, Kryeimami Vedat ef. Sahiti mbajti një fjalë rreth jetës fetare në Kosovë dhe organizimit të aktiviteteve gjatë muajit të Ramazanit, duke theksuar rëndësinë e koordinimit, bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në shërbim të besimtarëve.





Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë